Home / Aktualitet / Covid-19 tejmbush spitalet/ Pamje të rralla nga pavioni i kujdesit intensiv, apeli i pacientëve: Merreni seriozisht

Covid-19 tejmbush spitalet/ Pamje të rralla nga pavioni i kujdesit intensiv, apeli i pacientëve: Merreni seriozisht

Një pamje e rrallë brenda spitaleve të Mbretërisë së Bashkuar ka zbuluar se njësitë e kujdesit intensiv janë gjithnjë e më të ngarkuara ndërsa pavionet në vijën e frontit të koronavirusit po mbushen dita ditës.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, të hënën paralajmëroi se numri i rasteve të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar është ‘katërfishuar në tre javët e fundit’ me numrin e përgjithshëm të rasteve ditore të së hënës në 13,972, 11 për qind më shumë të hënën e kaluar.

Ndoshta edhe më shqetësuese është se vetëm në dy javët e fundit, numri i pacientëve të shtruar me koronavirus është rritur me 40 për qind.

Tani ka 3,665 të shtruar në Mbretërinë e Bashkuar, më shumë sesa kishte kur masat e bllokimit filluan në 23 Mars

Konsulenti i kujdesit kritik në Spitalin Victoria të Blackpool, Dr Jason Cupitt tha se ai është ‘i lodhur dhe i shqetësuar’ se çfarë do të ndodhë ndërsa ai dhe të gjithë kolegët e tij po përgatiten për rolet e tyre për të luftuar në frontin e parë kundër koronavirusit ‘përsëri për një periudhë të pacaktuar kohe’.

Dr Cupitt, i cili kujdeset për tetë pacientë në kujdes intensiv, i tha ITV: “Ne jemi shumë të shqetësuar se si do të shkojë kjo dhe fakti që ndoshta do të vazhdojë për një kohë të gjatë.”

Ai dhe mjekët e tjerë folën për sfidën e shtuar të mos lejimit të vizitorëve të spitalit për stafin , veçanërisht kur pacienti është në prag të vdekjes.

William Murray, pacient i shtruar në kujdesin intensiv, ndodhet në spital së bashku me bashkëshorten e tij, prej 12 javësh.

Me vështirësi në frymëmarrje, Murray rrëfen frikën dhe shqetësimin për veten dhe bashkëshorten e tij.

Susan Bustock, një tjetër paciente e kujdesit intensiv, i bëri apel qytetarëve të mos e neglizhojnë koronavirusin, pasi është vërtet i rrezikshëm.

“Kam zbatuar rregullat e distancës sociale dhe të tjerat. Kam bërë gjithçka që është thënë. Mendoj se njerëzit duhet ta marrin seriozisht”, u shpreh Susan, e cila po merrte frymë me ndihmën e aparaturave.

Ndërkohë në Spitalin Warrington dhe Halton, i cili ka parë një rritje të pranimeve mes rasteve në rritje në rajon, ka vetëm dy shtretër bosh.

Check Also

Përkeqësohet bilanci/ 35 viktima dhe mbi 800 të lënduar nga tërmeti në Izmir

Numri i viktimave të tërmetit në Izmir të Turqisë ka shkuar në 35. Ministri i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 + eighteen =