Home / Aktualitet / Covid-19 shënon viktimën e dytë në radhët e bluzave të bardha, ndërron jetë mjeku Hysni Shkjau

Covid-19 shënon viktimën e dytë në radhët e bluzave të bardha, ndërron jetë mjeku Hysni Shkjau

Ka humbur betejën me koronavirusin mjeku dr. Hysni Shkjaut në spitalin Infektiv.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije mministria e Shëndetësisë, e cila njofton se mjeku nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit të infektivit për kolegun e tyre.

Dr. Hysni Shkjau, 69-vjeçar, me 40 vite eksperiencë, nuk e kishte ndërprerë punën dhe vijonte të shërbente si mjek familje në qendrën shëndetësore Qafë-Mali në Bashkinë Fushë-Arrëz të Pukës.
Luftonte prej disa ditësh me COVID-19 në spitalin infektiv dhe gjendja e tij u rëndua si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe disa sëmundjeve bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve.

Është një humbje e madhe për sistemin shëndetësor, humbja e një mjeku që i ka shërbyer me përkushtim e profesionalizëm për 40 vite komunitetit të tij.

Ministria e Shëndetësisë i rikujton qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave, për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim!

Check Also

Shifrat e fundit/ Shënohen mbi 280 raste të reja dhe 3 viktima nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se kanë humbur jetën 3 persona nga Covid në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 + 4 =