Home / Kryesore / COVID-19/ Qeveria kosovare bën të detyrueshëm përdorimin e maskave

COVID-19/ Qeveria kosovare bën të detyrueshëm përdorimin e maskave

Kosova ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës në ambientet publike për të parandaluar përhapjen ndaj COVID-19.

Mediat kosovare, raportojnë se qeveria e ka marrë sot vendimin pas përkeqësimit të situatës dhe shtimit të rasteve me koronavirus.

Gjithashtu ndalohet grumbullimi në hapësira të hapura e të mbyllura e më shumë se 50 personave.

“Ndalohen grumbullimet në hapësirat e hapura dhe të mbyllura më shumë se 50 persona”, thuhet në masën 1.21, të vendimit të Qeverisë.

Maqedonia e Veriut e ka pasur për një kohë të gjatë si rregull mbajtjen e maskës, madje të ndëshkueshme me gjobë nëqoftë se nuk mbahet.

M.C

Check Also

Transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, ‘Muzgu 4’ çon në pranga dy të rinj në Gjirokastër

GJIROKASTER Dy të rinj u vunë në pranga mëngjesin e sotëm në Gjirokastër, nën dyshimet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 1 =