Home / Bota / Covid-19 “përplas” SHBA-në me Rusinë, kjo e fundit i del në krah Kinës dhe reagon pas akuzave të Trump

Covid-19 “përplas” SHBA-në me Rusinë, kjo e fundit i del në krah Kinës dhe reagon pas akuzave të Trump

Pas deklaratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës që akuzon Kinën ka reaguar edhe ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov. Ai thotë se nuk është e drejtë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) të akuzojnë Kinën dhe këtij vendi t’i vendosin sanksione për shkak të çështjes së koronavirusit.

Në deklaratën për gazetën “RBK”, Lavrov tha se është me rëndësi të kuptohet se si virusi përhapet nga njeriu te njeriu, duke përmendur se për momentin kyçe është të zhvillohet ilaçi kundër COVID-19.

“Nuk do të ishte e drejtë të mendohet se virusin e ka shkaktuar Kina dhe këtij vendi duhet vendosur sanksione”, tha Lavrov. Senatorët republikanë të martën propozuan një projekt-ligj që do t’i lejonte presidentit të vendit të vendosë sanksione ndaj Kinës nëse nuk është plotësisht transparent lidhur me origjinën e koronavirusit.

Lavrov kujtoi se Kina raportoi në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në lidhje me epideminë që u shfaq në qytetin Ëuhan në fund të dhjetorit të vitit 2019, duke shtuar se nuk do të ishte e saktë të pretendosh se Pekini po përpiqet të fshehë informacionin rreth epidemisë.

Ai po ashtu theksoi se nevojitet të bashkohen përpjekjet për të gjetur vaksinën kundër COVID-19 e cila, siç tha, duhet të jetë e kapshme për të gjithë, nëse prodhohet.

Përshtati në shqip nga CNN: Marjana Ciku

 

Check Also

Rritet zemërimi ndaj presidentit Biden, ekspertët: Politikë e turpshme/ Dëbimi i 14 mijë emigrantëve në kufirin me Teksasin

Imazhet e agjentëve të kufirit të Shteteve të Bashkuara me kapele kauboji që kapin frerët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × five =