Home / Aktualitet / Covid-19 nuk ndalet/ Shkuan në një vaki, infektohen 9 persona në Sarandë

Covid-19 nuk ndalet/ Shkuan në një vaki, infektohen 9 persona në Sarandë

Numri i personave të infektuar me koronavirus është rritur ndjeshëm gjatë muajit nëntor.

Në zonën e kuqe është futur edhe Saranda për shkak të shtimit të rasteve të reja me Covid-19.

Specialisti i Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, Miltiadh Çondi tha për Report Tv se aktualisht janë 87 raste aktive.

“Kjo kurbë është në rritje edhe në nëntor. Nga 77 që kishim në shtator, në 102 raste vetëm në këto 15 ditët e para e muajin nëntor që do të thotë se zë afërsisht  rreth 45.3 % të të gjithë rasteve që kemi patur deri tani ne rrethin e Sarandës. Kurba është në rritje dhe  pothuajse mendojmë se duhet të jetë në maksimum. Më tepër se kurrë duhet patur kujdes të shmangin sa më shumë grumbullimet dhe të mbajnë maskën dhe i mbron në masën  mbi 90% sepse nga eksperienca që kemi patur deri më tani. Ne shpërthimet i kemi pas në rastet e vdekjeve. Konkretisht në Konispol që nga një vaki që ka ndodh aty kemi nxjerrë 9 raste pozitivë nga të cilat një është në gjendje të rëndë”, thotë Çondi.

Në Sarandë janë mbyllur disa institucione, pasi punonjësit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus dhe janë karantinuar në shtëpitë e tyre.

Check Also

OBSH jep lajmin e mirë: Bie numri i infeksioneve në Europë dhe botë

Javën e kaluar, Europa dhe bota, pa për herë të parë një rënie në numrin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 5 =