Home / Aktualitet / Covid-19 nuk ndalet, i merr jetën ish-ushtarakut të lartë

Covid-19 nuk ndalet, i merr jetën ish-ushtarakut të lartë

Ka humbur jetën nga Covidi, ish-ushtaraku Petrit Myftiu.

Bëhet me dije se Myftiu ishte i shtruar prej disa ditësh tek spitali ‘Shefqet Ndroqi’ ose Covid2, ku dhe ndërroi jetë pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar për shkak të komplikacioneve nga koronavirusi.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije Ish-komandati i Rojes Bregdetare Artur Meçollari me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Me hidhërim të thellë mësova ndarjen nga jeta të detarit, ish-drejtuesit të lartë të FLD dhe Flotës Tregëtare, komandantit të talentuar, njeriut të ditur dhe mësuesit të palodhur Petrit Myftiu.

Komandant Petrit Myftiu, la një trashëgimi të pasur për të gjithë brezat e detarëve me aftësitë e tij drejtuese dhe si një bashkëpunëtor i shkëlqyer. Forca Detare dhe personeli i saj humben nje koleg dhe nje drejtues të shkëlqyer të saj. Si një autor i disa botimeve per FLD dhe drejtuesit e saj, komandant Petrit Myftiu na ka lënë një pasuri të çmuar për të gjithë personelin e Forcës Detare edhe për brezat e ardhshëm të detarëve. Ngushëllimet më të thella dhe të sinqerta familjes dhe shokëve të tij. I paharruar kujtimi dhe trashëgimia e komandantit Petrit Myftiu. Talenti, dituria, pasioni dhe urtësia e komandantit do ta ndjekin Forcën Detare në historinë e saj.” shkruan Meçollari.

Myftiu ka qenë një nga eksponentët kryesor të Flotës Luftarake Detare Shqiptare.

Ai e filloi karrierën si kapiten nëndetëseje në moshën 23 vjeçare, duke vijuar më pas si Shef i Shtabit të Brigadës Nëndetëse në Vlorë. Ai ka qenë Drejtor i Flotës Tregtare të Shqipërisë, me qendër në Durrës.

128010507_10221400198627812_4690435423538311418_n.jpg

Check Also

Aksident tragjik në aksin Levan-Vlorë, humb jetën një vajzë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në aksin Vlorë-Levan, ku një automjet ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten + 1 =