Home / Kryesore / Covid-19 “nis mësimin”/ Alarm te “Jeronim De Rada”, disa mësues të infektuar prej ditësh

Covid-19 “nis mësimin”/ Alarm te “Jeronim De Rada”, disa mësues të infektuar prej ditësh

Shkolla 9 vjeçare “Jeronim De Rada” në Tiranë, një ditë përpara fillimit të viti të ri shkollor përballet me një problematikë shqetësuese.

Sipas informacioneve disa nga mësuesit e kësaj shkolle kanë shfaqur shenja të Covid-19, e pas tamponit kanë rezultuar pozitiv.

Gjithashtu gjatë ditës së enjte janë u është marrë tamponi të tjerë mësuesve nga ku kanë rezultuar pozitiv mësues të tjerë, duke e çuar në 10 numrin e mësuesve të infektuar në këtë shkollë.

Mësuesja Brunilda Cerraga është shprehur për Abc News, se që nga e enjtja që është marrë tamponi e deri një ditë më parë kur ka dalë dhe përgjigja ato kanë shkuar rregullisht në punë duke e shtuar rrezikun e përhapjes së Covid-19.

“Ditën e enjte i gjithë stafi ka bërë tamponin dhe dje pasdite kemi marrë përgjigjen dhe të gjithë kemi qenë në punë në kundërshtim me atë që është shënuar në protokoll. 10 mësues nga 46 kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Në shkollën tonë ne jemi staf që respektojmë hierarkinë dhe respektojmë vendimet e drejtorisë së shkollës. Përderisa ISHP erdhi dhe na bëri tamponin tashmë dhe vetë ministria është në dijeni të asaj se çfarë ka ndodhur. Në momentin që një mësuese ishte e para që u konfirmuar atëherë ne kërkuam që të na vihej dhe të na bëhej tamponi” -është shprehur Cerraga

Mësuesja gjithashtu ka theksuar se me gjithë situatën alarmante të mësuesve të infektuar, akoma nuk ka asnjë informacion se çfarë do të bëhet ditën e hënë, kur praktikisht mësuesit e infektuar nuk do të paraqiten në punë.

Check Also

Horoskopi ditor,24 shtator 2020

Dashi Kjo ditë do të jetë mjaft e lodhshme sa i takon dashurisë. Mundohuni që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 − 9 =