Home / Bota / Covid-19 në Itali dhe Greqi/ Mijëra të infektuar dhe qindra viktima në 24 orë

Covid-19 në Itali dhe Greqi/ Mijëra të infektuar dhe qindra viktima në 24 orë

Italia ka shënuar gjatë 24 orëve të fundit rritje të rasteve pozitive me covid-19, duke numëruar kështu 14.842 infektime, të cilat e çojnë në 1.757.394 numrin total të të prekurve që nga fillimi i pandemisë.

Pavarësisht përpjekjes së mjekëve, kanë ndërruar jetë 634 qytetarë, duke e çuar në 61.240 numrin e përgjithshëm të viktimave. Shifra këto në rritje po t’i krahasojmë me dje, që kishte 13.729 raste pozitive dhe 528 viktima.

Nga ana tjetër dhe Greqia fqinje ka regjistruar rritje të numrit të infeksioneve dhe vdekjeve nga covid-19. Dje ishin 1250 raste pozitive dhe 89 viktima, ndërsa sot janë 1324 raste pozitive dhe 102 vdekje.

Check Also

Shkencëtarët ende në dilemë, cilat janë efektet e njohura që viruset shkaktojnë në tru

Në pandemitë e hershme mbi njerëzimin, mjekët vigjilentë vunë re se përveç sëmundjeve të zakonshme, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − eleven =