Home / Aktualitet / COVID-19/ Mbi 30 milion të vaksinuar në Britani

COVID-19/ Mbi 30 milion të vaksinuar në Britani

Më shumë se 30 milion britanikë janë vaksinuar kundër Covid, sipas të dhënave të fundit, ndërkohë që numri i rasteve ka rënë me një të tretën në vetëm një javë.

Gjithsej 423,852 persona kanë marrë dozën e parë të shtunën, ndërsa 233,964 të tjerë morën dozën e dytë. Kjo e çoi numrin e përgjithshëm të të vaksinuarve në 30,151,287 që kur nisi fushata në 8 dhjetor.

3.862 persona rezultuan pozitivë për Covid-19 në 24 orë- më pak se 27.3 për qind në krahasim më të dielën e kaluar. Vendi ka regjistruar 19 viktima, duke shënuar një rënie prej 42 përqind krahasuar me javën e kaluar.

Kryeministri Boris Johnson tha se ky ishte një lajm i mrekullueshëm, dhe se vendi duhet të vazhdojë më të njëjtin vrull fushatën e vaksinimit.

Check Also

Kush janë deputetët që do hetojnë Metën, mazhoranca përdor “të djegurit” për të çuar deri në fund luftën me presidentin

Detaje të reja janë mësuar nga nisma për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Burimet bëjnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 2 =