Home / Kryesore / COVID-19 ka prekur 14 gazetare gjate 6 muajve te fundit

COVID-19 ka prekur 14 gazetare gjate 6 muajve te fundit

Tirane me 13.09.2020
Dy gazetare jane gjate kesaj jave nen ndjekje intensive mjekesore per shkak te prekjes prej virusit pandemik COVID-19. Njeri prej kolegeve, shkrimtar dhe gazetar i njohur prej pese javesh vijon te mbahet nen kujdes mjekesor ne pavionin e spitalit “Shefqet Ndroqi”, ndersa nje tjeter koleg eshte prej 10 ditesh nen kujdes shendetesor ne banesen e vet ne Sarande. Gjate periudhes mars-shtator 2020, sipas raportimeve nga zyrat e UGSH ne 12 qarqe, raportohen katermbedhjete raste gazetaresh te prekur dhe fatmiresisht asnjeri prej tyre ne rrezik per jeten. Nderkohe qe sipas ketyre raportimeve ka mbi 20 raste familjaresh te gazetareve te prekur nga coronavirusi, mes te cileve fatkeqesisht edhe tri raste vdekjesh.
Unioni i Gazetareve Shqiptare shpreh urimin per sherim te shpejte te kolegeve te prekur dhe apelon per kujdes te shtuar dhe respektim te te gjitha masave te parashikuara nga protokollet mbrojtese prej COVID-19. Ndersa u kerkojme administratoreve te mediave ne te gjithe vendin, te mbrojne me rigorozitet masat dhe sigurine shendetesore te te gjithe punonjesve te mediave ne vend.
Gjejme rastin te sjellim ne vemendje te kolegeve tane, kryesisht atyre qe raportojne rreth situates ditore te pandemise ne vend, te deshmojne profesionalizem dhe respekt ndaj kodeve te etikes per mbrojtjen dhe kujdesin ndaj shendetit mendor dhe social te lexuesve dhe audiences.
Zyra e shtypit
Unioni i Gazetareve Shqiptare
3
5 Shares
Like

Comment
Share

Check Also

Mbyllen 13 degë në Universitetin e Elbasanit, shumë shpejt ky universitet do të diplomojë vetëm infermierë

Këtë vit në universitetin e Elbasanit janë regjistruar 1032 studentë përkundrejt 2800 kuotave të lira. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × five =