Home / Aktualitet / COVID-19 ‘infekton’ institucionet arsimore të Pogradecit, mbyllet një kopsht, mësues të infektuar në dy gjimnazet e qytetit

COVID-19 ‘infekton’ institucionet arsimore të Pogradecit, mbyllet një kopsht, mësues të infektuar në dy gjimnazet e qytetit

POGRADEC

COVID_19 ka hyrë në kopshtin dhe gjimnazet e qytetit të Pogradecit. Kopshti ‘’Persefoni Treni’’ në lagjen nr.2 të qytetit juglindor është mbyllur pasi 4 edukatore janë infektuar me COVID-19.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se 1 javë më parë 2 sanitare të këtij kopshti u infektuar teksa në total ka 14 edukatore, nga të cilat 4 u infektuan kurse të tjerave u është marrë tamponi.

Po ashtu në dy gjimnazet kryesore të qytetit ‘’Muharrem Çollaku’’ dhe ‘’Gjergj Pekmezi’’, nga dy mësues për çdo shkollë kanë rezultuar me COVID-19.

(BalkanWeb)

Check Also

Tito e helmoi Stalinin?

Josif Stalini, në vitin 1923 i dërgoi një letër Byrosë Politike, përmes së cilës informon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × one =