Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka dhënë një lajm të trishtë mëngjesin e sotëm. COVID-19 i ka marrë jetën veteranit të LANÇ, Rustem Peçit.
Koçi e konsideron këtë një humbje të madhe për ushtarakët që nuk do ta harrojnë kurrë komandant Rustem Peçin.
“Lamtumire Komandant Rustem Peci!
Nje humbje e madhe per veteranet e LANC dhe per ne qe luften partizane e konsiderojme vlere kombetare.
Nje humbje per ushtaraket qe sdo ta harrojne Komandantin Rustem Peci.
Do na mungosh ti, por jo puna dhe perkushtimi yt patriotik!”, shkruan Petro Koçi.