Home / Aktualitet / COVID-19 i merr jetën tregtarit 51 vjeçar nga Aliko

COVID-19 i merr jetën tregtarit 51 vjeçar nga Aliko

Pas nje mundimi disa ditor ne pavionin e anti- COVID ne spitalon e Janines, ka humbur sot jeten Spartak Kokali. Tregtari i njohur ne zonen e minoritetit, 51 vjeçar ka kaluar nje jete kalvari si ish i internuar ne Lushnje dhe pas viteve  ’90 u rikthye ne trojet e te pareve te vet duke iu perkushtuar ish sarajeve te gjysherve te tij te cilat i shnderroi ne nje pike turistike te frekuentuar ne Aliko. Mjedisi i “Antika” ne Aliko frekuentohet kohet e fundit prej turisteve dhe vizitoreve. Ai ndodhet rreth 5 km larg qytetit te Sarandes dhe po shnderrohet ne nje pike atraktive per krejt zonen ku jetojne shqiptare dhe minoritare greke.

Kokali pasi u prek nga virusi pandemik u shtrua ne spital ne Janine kur per disa dite rresht u gjend ne intubim per shkak te agravimit shendetesor.
Pikellimi per humbjen e jetes se 51 vjeçarit Kokali eshte pjese jo vetem e familjareve te tij, por edhe per dhjetra bashkepunetore, ish te perndjekur politik, miq dhe frekuentues te mjedisit me vlera arkitekturale dhe turistike te cilin ai e rukonstruktoi dhe pershtati gjate dhjete viteve te fundit ne Aliko.

Check Also

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 4 =