Genci Pasko, një aktivist i njohur i shoqërisë civile dhe ish zv. ministër ka humbur jetën për shkak të pasojave që COVID-19 i la në trup.
Ai u infektua me COVID-19 5 muaj më parë, por fatkeqësisht pasojat që i la virusi në mushkëri qenë fatale për të.
Genci ka dhënë një kontribut të vyer prej më shumë se 20 vite, nga fillesat e gjatë zhvillimeve të ekonomisë, ku shume procese të rëndësishme mbajnë emrin e tij.
Vitin e fundit ai ka punuar si eskpert konsulent pranë Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Disaporës.
Diplomuar për Ekonomi, në Universitetin e Tiranës, disa studime pasuniversitare dhe PhD ne Turizëm, Pasko ka mbuluar detyra të rëndësishme, ku ndër to edhe Zv/ Ministër i Turizmit. Ai ka punaur edhe si ekspert prane Fondit të Zhvillimit të Diasporës dhe ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për Diasporën.