Home / Aktualitet / Covid 19 i merr jetën në moshë të re mjekut radiolog, deputeti bën reagimin prekës

Covid 19 i merr jetën në moshë të re mjekut radiolog, deputeti bën reagimin prekës

Është ndarë nga jeta si pasojë e Covid 19 mjeku radiolog në qytetin e Beratit, Gëzim Lamaj. Mjeku i njohur ishte prej disa ditësh i shtruar në gjendje të rëndë në spitalin Infektiv në Tiranë, dhe ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare.

Lajmi bëhet i ditur nga familjarët e mjekut, por edhe miq e kolegë të tij, me të cilët kishte bashkëpunuar për vite me radhë në spitalin rajonal të Beratit. Mes atyre që kanë reaguar për Lamajn, është dhe ish-kryebashkiaku i Beratit dhe njëherësh deputet Fadil Nasufi i cili shkruan:

“Berati zgjohet sot me një lajm trishtues dhe tepër tronditës!

Ndahet nga jeta pas një beteje me Covid -19 Dr Gëzim Lamaj, Mjek radiolog! Njeri i mrekullueshëm, humanist i rrallë si ai, gojëmbel, fytyrëqeshur, model i mirësisë dhe i përkushtimit ndaj qytetarëve të Beratit!

Na janë shteruar fjalët nga helmi i përditshëm i vdekjes! Ndarja nga jeta e Dr Gëzimit, pikëllon gjithë qytetarët beratas dhe bluzat e bardha. Është hidhërim i pa ngushëllueshëm, por edhe apel për kujdes nga ky virus vrastar!

Ngushëllime Dr Anilës për humbjen e bashkëshortit dhe djalit Renatos për humbjen e babait!

Të prehet në paqe Dr Gëzim Lamaj! Lamtumirë Mik i cmuar!”.

(E.K/Faxweb.al)

Check Also

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 + nineteen =