Koronavirusi i ka marrë jetën një mjekje nga Tropoja, e cila ndodhej prej disa ditësh e shtruar në një prej spitaleve covid.
Mësohet se bëhet fjalë për mjeken nga Tropoja, Mire Hysenlekaj, e cila ndodhej në gjendje të rëndë që prej dy javësh.
Hysenlekaj ka qenë prej shumë vitesh e angazhuar si mjeke neurologë në spitalin e Tropojës.
Ndërkohë, pritet përditësimi i ministrisë, ku vlen të përmendet se shifrat e raportuara ditët e fundit nuk kanë qenë aspak pozitive.