COVID-19 ka marrë jetën e një drejtori shkolle në Tiranë.
Burimet bëjnë me dije se Drejtori i shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan, Dedë Malaj ka ndërruar jetë nga koronavirusi.
Mësohet se të infektuara janë edhe një mësuese dhe nëndrejtoresha e shkollës.
Aktualisht është mbyllur zyra e Drejtorisë Arsimore në Kamëz.
Në një reagim të faqes zyrtare të shkollës në Facebook, shprehin ngushëllimet për familjarët nga kolektivi, prindërit dhe nxënësit e shkollës.
Reagimi:
Sot humbem nje shok te mire, baba te perkushtuar, e familjar model, nje koleg i palodhur , nje drejtues i perkushtuar ndaj punes e shkolles, e pabesueshme per te gjithe ne dhe ata qe e njohin.
Qofsh i xhenetit Dedë Malaj! Ngushellime te sinqerta nga kolektivi, prinderit dhe nxenesit e shkolles “Lidhja e Prizrenit “Paskuqan 1.
Zoti u dhente force familjareve dhe te afermve per te perballuar kete dhímbje! Te qofte dheu i lehte!