Home / Aktualitet / Covid-19/ Greqia ashpërson masat me Shqipërinë/ Ja rregullat që duhet të respektoni në kufi

Covid-19/ Greqia ashpërson masat me Shqipërinë/ Ja rregullat që duhet të respektoni në kufi

Greqia do të forcojë kontrollet në pikat kufitare ndërsa vazhdojnë të rriten infeksionet që lidhen me udhëtimet. Autoritetet shëndetësore greke do të rritin testimin në kufijtë me Bullgarinë dhe Shqipërinë, pasi janë rritur shumë infeksionet në lidhje me turizmin nga Ballkani, tha zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas. Tashmë, të gjithë ata që do të hyjnë në Greqi, duhet të kenë me vete testin e koronavirusit, në të cilin thuhet se janë negativë. Gjithashtu do të bëhen teste edhe në doganë.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Petsas tha se nga 1 deri më 11 korrik autoritetet kanë regjistruar katër herë më shumë teste pozitive të koronavirusit në pikën kufitare greko-bullgare të Promachonas sesa në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës.

Zyrtarët e kufirit gjithashtu do të kontrollojnë vërtetësinë e rezultateve negative të testeve, të paraqitura nga udhëtarët nga e mërkura dhe do të rrisin kontrollet në pikat kufitare të Kakavijës dhe Krystalopigi.

Check Also

STUDIMI/ Duhanpirja ul rrezikun nga koronavirusi

Duhanpirësit kanë 1.5 herë më shumë gjasa për t’u prekur nga forma të rënda të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × two =