Home / Aktualitet / Covid-19 godet rëndë ekonominë, 40% e agjencive turistike rrezikojnë falimentimin

Covid-19 godet rëndë ekonominë, 40% e agjencive turistike rrezikojnë falimentimin

Aktualisht 10% e bizneseve që ofrojnë shërbime turistike kanë pezulluar aktivitetin, ndërsa 40% e këtyre agjencive raportojnë se nëse nuk ndryshon situata dhe nuk ka një paketë ndihme nga qeveria, mund t’ia dalin pa shpallur falimentin deri në fund të këtij viti.

Të dhënat dalin përmes një sondazhi që ka bërë Shoqata e Turoperatorëve, me bizneset e licencuara në Shqipëri për dhënien e shërbimeve turistike.

Sipas anketës, në vitin 2019-ë, 51% e këtyre kompanive klasifikoheshin si biznese të mëdha me 4-35 punonjës, ndërsa sot numri i këtyre kompanive zë vetëm 30% të tregut që ofron shërbime turistike.

Sipas Shoqatës së Turoperatorëve, gjysma e numrit të punonjësve në kompanitë e mëdha janë shkurtuar, ndërsa humbjet mesatare për çdo agjenci turistike këtë vit llogariten nga në 20 mijë euro për bizneset e vogla në mbi 50 mijë për të mëdhatë.

21% e bizneseve të këtij sektori mendojnë se puna mund të rifillojë në pranverë të vitit të ardhshëm, ndërsa 74% e shohin situatën si të paqartë dhe të zymtë.

Turizmi rezulton si një nga sektorët më të prekur të pandemisë. Në vitin 2019 kjo degë zinte 10% të prodhimit kombëtar të vendit.

Check Also

Publikohet bilanci i Covid-19 në vend: 306 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orë, shqetësues numri i ulët i të shëruarve

Janë zbardhur të dhënat e fundit të COVID-19 në Shqipëri nga Ministria e Shëndetësisë. Janë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 − 11 =