Home / Ekonomi / Covid-19 “godet” fort ekonominë shqiptare, guvernatori i Bankës së Shqipërisë jep deklaratën: Ja kur do fillojë rritja

Covid-19 “godet” fort ekonominë shqiptare, guvernatori i Bankës së Shqipërisë jep deklaratën: Ja kur do fillojë rritja

Gjatë raportimit online në Komisionin parlamentar të Ekonomisë guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gentian Sejko, deklaroi sot se deri në vitin 2021 as bëhet fjalë që ekonomia t’i rikthehet rritjes, pas vështirësive të mëdha që krijoi pandemia “COVID-19”.

“Tremujori i dytë i këtij viti do të shënojë tkurrjen më të madhe të aktivitetit ekonomik në vend, ndërsa pritet përmirësim pozitiv në tremujorët e tretë dhe të katërt, për t’iu rikthyer rritjes në vitin 2021. Ky skenar parashikon një normë inflacioni relativisht të qëndrueshme gjatë vitit 2020 dhe një rritje graduale të saj drejt objektivit në dy vitet pasuese. Në këtë skenar, pandemia do të lërë gjurmë të dukshme, por kalimtare, në ekonominë dhe financat e vendit. Mbi të gjitha, ajo nuk do të cenojë ekuilibrat ekonomikë e financiarë dhe trendet afatmesme dhe afatgjata të zhvillimit”,  deklaroi Sejko.

Sipas të cilit ky realitet i ri ekonomik  kërkon bashkëpunimin e të gjithë aktorëve të tregut. Në këtë drejtim, një rol primar në përballimin e situatës luan politika fiskale, e cila duhet të garantojë fondet e nevojshme për sistemin shëndetësor dhe të mundësojë ndihmën financiare për punonjësit e prekur. Këto masa do të ndikojnë në rritjen e nivelit të borxhit publik, e cila është një kosto e pranueshme për përballimin e këtij realiteti të ri. Banka e Shqipërisë, nga ana e saj, do të vijojë të ndjekë një politikë monetare lehtësuese, por pa ulur vigjilencën ndaj ruajtjes së treguesve të shëndetit financiar të sektorit bankar. Një rol të rëndësishëm do të luajë dhe sektori privat, i cili duhet të jetë më realist në planet e tij, por dhe më i kujdesshëm në administrimin e likuiditetit./Arberia News.net

Check Also

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë/ BE e gatshme të ndez frymën e bashkëpunimit mes palëve

Gjermania dhe Franca dëshirojnë të rigjallërojnë dialogun midis Serbisë dhe Kosovës. Samiti mbahet të premten. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × two =