Home / Aktualitet / Covid-19 futet në spitalin e Matit, infektohen 3 mjekë, mbyllen tre reparte të rëndësishme

Covid-19 futet në spitalin e Matit, infektohen 3 mjekë, mbyllen tre reparte të rëndësishme

Numri i personave të infektuar me koronavirus në bashkitë Mat e Klos është rritur ndjeshëm së fundmi.

Covid-19 është futur edhe në institucionin e e Spitalit Bashkiak të Matit. Sipas informacioneve për mediat, të paktën tre mjekë janë infektuar me koronavirus në spitalin e Matit dhe 4 punonjës të tjerë të bluzave të bardha janë vetëkarantinuar.

Si pasojë, janë mbyllur tre reparte të shërbimit parësor shëndetësor në këtë spital, ai i kirurgjisë, i ORL-së dhe i Pediatrisë.

Numri i të infektuarve në bashkinë e Matit ka shkuar në 11 persona, ndërsa në bashkinë e Klosit janë raportuar 9 persona që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19

Check Also

Ndërroi jetë nga Covid-19/ Mesazhet prekëse nga kolegët e Marko Bellos…

Janë trishtuar të gjithë këtë mëngjes nga humbja e beftë e ndarja para kohe nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 − thirteen =