Home / Aktualitet / Covid-19 del jashtë kontrollit në vend, ja kush janë 3 qarqet më të prekura

Covid-19 del jashtë kontrollit në vend, ja kush janë 3 qarqet më të prekura

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se 4 persona humbën jetën nga Covid duke e çuar në 347 numrin total të viktimave.

Nga shifrat e nxjerra nga MSH, tre qarqet më të prekura janë Tirana, Durrësi e Shkodra.

Humbje jete 347 (Qarku Tiranë 166, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 22, Fier 18, Korçë 15, Lezhë 14, Kukës 9, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 66 vjeçare nga Kukësi, një 69 vjeçar nga Kurbini, një 70 vjeçar nga Elbasani dhe një 72 vjeçar nga Tirana.

Janë kryer në 24 orët e fundit 817 testime dhe janë konfirmuar 132 raste.

Situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 173 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Check Also

Rama publikon videon e mjekut dhe ironizon Bashën: Ka mbaruar shkollën me pesa. Zgjohu Luli, zgjohu dreqin

Kryeministi Rama publikon një video dhe thotë se personi që kreu i PD Lulzim Basha …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 4 =