Home / Bota / COVID-19, Austria shton masat e sigurisë në kufi, ja rregullat qё duhet tё dini para se tё udhёtoni

COVID-19, Austria shton masat e sigurisë në kufi, ja rregullat qё duhet tё dini para se tё udhёtoni

Autoritet austriake kanё shtyrё sёrish rregullat pёr lёvizjen e shtetasve tё huaj drejt Austrisё.

Ky bllokim ёshtё bёrё me qёllim, parandalimin, frenimin dhe menaxhimin e pёrhapjes sё virusit tё Koronёs COVID-19. Kёto rregulla vazhdojnё tё jenë në fuqi nga data 1 prill 2021 deri nё datёn 31 maj 2021.

Shtetasit shqiptarё nuk lejohen tё udhёtojnё drejt Austrisё pёrgjatё vazhdimit tё pandemisё.

Shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë për në Austri, vetëm nëse kanë lejeqëndrimi ose kanë arsye madhore apo esenciale. Këto arsye vlerësohen nga autoritetet austriake.

Lejohen gjithashtu shtetasit shqiptarё tё pajisur me leje qёndrimi nё njё nga vendet e Bashkimit Europian ose nё njё nga vendet e Zonёs Shengen. Nё kёtё rast ata mund tё udhёtojnё nёse janё tё pajisur me test negativ (48 orё pёr testet e shpejta dhe 72 orё pёr test PCR), ose duhet tё kryejnё test nё Austri brenda 24 orёve nga mbёrritja. Nё çdo rast ata duhet t’i nёnshtrohen karantinimit pёr 10 ditё. Nga karantina mund tё dalin vetёm nёse pas pesё ditёsh kryejnё sёrish testim dhe testi rezulton negativ.

Kujtojmё se, pёrpara udhёtimit drejt Austrisё, ёshtё i detyrueshem plotёsimi elektronikisht i “formularit pёr lejimin paraprak tё udhёtimit”.

Adresa pёr plotёsimin e formularit nё gjuhёn angleze dhe gjermane gjendet mё poshtё:

Adresa pёr plotёsimin e formularit nё gjuhёn angleze dhe gjermane gjendet mё poshtё:
Më shumë informacion mbi kufizimet e udhëtimit për në Austri gjënden në faqen e Ministrisë për Evropën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Austrisë (https://www.bmeia.gv.at/), si dhe në faqen e Ministrisë Federale të Çështjeve Sociale, Kujdesit Shëndetësor dhe Konsumatorit të Austrisë (https://www.sozialministerium.at/…/FAQ–Reisen-und…)

Check Also

Zgjedhjet e të dielës, Senati Amerikan mesazh autoriteteve shqiptare

Kryetari i Komitetit të Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit Amerikan Bob Menendez (D-N.J.) dhe Anëtari …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve + 15 =