Home / Editorial / CORONA Mort, media dhe cinizmi social …

CORONA Mort, media dhe cinizmi social …

Odise Kote

Poetesha dhe mjekja Eli Kanina, me drojë por e sigurt, ma përforcoi perceptimin cinik e provincial të shfaqur së fundmi ndaj brezit të tretë.
A thua se të moshuarit, nënat e baballarët tanë janë fajtorë për Covid 19 dhe karantinën.
“Vdekja e një brezi” ishte shkrimi i disa ditëve më parë.
Një grup të rinjsh diku tjetër, pjesë e shērbimeve sociale, i shfryheshin gjithë bezdi njëri tjetrit : Na lodhën këta veqot ! Do ikim dhe ne kot për lesh …
Kurse në farmacinë qëndrore, një bjonde plot make up, pa maskë, i del para një gruaje të moshuar që mbante distancën : Gjyshe e ke ngrënë çairin ti … na lër rradhë të jetojmë dhe ne …
Sigurisht që paraqytetarë, devijanca sociale, epidemi e sëmundje, por dhe karantina mbrojtëse ka patur e do të ketë.
Por njeriu ndihet keq kur shikon që ky cinizëm, kjo pashpirtësi e mer frymëzimin nga poshtë.

Kaq thellë humnerës paska rënë e gjithë shoqëria jonë ?
Në këtë tollovi provinciale e folklorike të ekspozimit e informimit mbi infektimin nga Covid 19, është realisht shqetësues fakti që media amatore, portalet e rrjetet e “ushqejnë” këtë perceptim social duke gërmuar e thelluar hendeqet ndarëse midis brezave.
Duke mos e kuptuar ironinë therrëse të Woody Allen, ato gati bërtasin njëzëri : Gjeni pozitiven në çdo gjë, mendoni se edhe vdekja ka anë të mira, kur vdesim p.sh nuk harxhojmë për ushqim e veshje !
Sa turp për shoqërinë tonë !

Check Also

Presidenti i PE: Vendet e BE-së, duhet të arrijnë një marrëveshje, ose kriza ekonomike do të thellohet

Vendet anëtare të Bashkimit Europian duhet të arrijnë marrëveshje për një plan të rimëkëmbjes së …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 + 14 =