Home / Bota / Condoleezza Rice, ish Sekretare Amerikane e Shtetit: Ju rrëfej “Katër Kalorësit e Apokalipsit”

Condoleezza Rice, ish Sekretare Amerikane e Shtetit: Ju rrëfej “Katër Kalorësit e Apokalipsit”

këtë intervistë, Dr.Rice shpjegon rritjen e nativizmit, populizmit,
izolacionizmit dhe proteksionizmit në mbarë botën, dhe ndikimin e
tyre tek demokracia. Ajo et gjithashtu mbi tensionin midis
globalizmit dhe nacionalizmit; dhomat-jehonë në mediat sociale; dhe
nevojën për një narrativë të përbashkët mbi demokracinë.
Në librin tuaj të vitit 2017 “Demokracia”, ju i cilësoni populizmin,
nativizmin, izolacionizmin dhe proteksionizmin si “Katër Kalorësit e
Apokalipsit”. Tre vjet më vonë, si ju duket se po përballen
demokracitë me këta katër “kalorës”?
Jo mirë. Kriza e Covid-19, ka prirjen të forcojë disa nga tendencat drejt
izolacionizmit. Shteti sovran cilësohet si “mbret” në reagimin ndaj
pandemisë. Flitet për qytetarët, kujtë, pajisjet e mia mbrojtëse.
Organizatat ndërkombëtare, duket se thuajse janë anashkaluar gjatë
kësaj periudhe.
Për aq sa unë kujtoj, prirja themelore drejt nativizmit, kujdesi për
veten, duket se është më e fortë se sa në çdo kohë tjetër. Dhe kjo
qasje kontraston shumë me reagimin ndaj sulmeve të 11 Shtatorit,
apo edhe ndaj krizës nanciare të vitit 2008, ku kishte një kuptim më
të qartë që ato dukuri ishin “ngjitëse”, dhe se nuk mund të mbaheshin
brenda disa kujve. Do të na duhet shumë punë për të rindërtuar
ndjenjën e bashkëpunimit ndërkombëtar, si një nga elementët e
rëndësishëm për t’u përballur me këtë situatë të tmerrshme.

Në një vend më homogjen si Hungaria, populizmi është më shumë si
një përballje e Hungarisë me botën. Këtu në SHBA, populizmi duket
se mbështetet më tepër në ndarjet tona të brendshme, mes
demokratëve dhe republikanëve, në ato racore, fe, fetare, midis
amerikanëve të lindur këtu dhe emigrantëve. Si duhen menaxhuar
këto tensione që populizmi ka sjellë në vendin tonë?
Ju keni shumë të drejtë. Reagimi i një vendi homogjen, është përmes
një nacionalizmi të modës së vjetër:Kombi im kundër të tjerëve.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara, janë një krijesë e çuditshme. Të jesh
amerikan, nuk ka lidhje me kombësinë, fenë apo përkatësinë etnike.
Ne e kemi origjinën nga andej prej nga erdhën etërit tanë, nga çdo
cep i botës. E megjithatë kemi një diskutim të pakëndshëm mbi
mënyrën se si e përkuzojmë “amerikanin”? Ne e ndajmë veten në
grupime gjithnjë e më të vogla, secila me narrativën, ankesat dhe
historinë e vet.
Dhe i gjithë debati është nëse ankesa apo narrativa ime është më e
fortë se e jotja. I sakrikuar është sensi i një narrative të përbashkët
që nuk bazohet tek si, etnia apo kombësia jonë. Ajo bazohej në
besimin se ti mund të vije nga një origjinë modeste, dhe sërish mund
të bëje gjëra të mëdha, pavarësisht racës, përkatësisë etnike apo
kombësisë.
Disa nga kundërshtarët tanë, sidomos Rusia, janë duke tentuar të
shfrytëzojnë përçarjet tona. Ne e dimë që ata kanë investuar shumë
kohë, përpjekje dhe para në aspekte të tilla si dezinformimi përmes
mediave sociale. Si mund t’i përgjigjet më së miri SHBA-ja sdave të
tilla?
Së pari, ne duhet të ndihmojmë realisht në zhdukjen e përçarjeve
brenda shoqërisë sonë. Rusët, kinezët dhe të tjerët janë përpjekur të
shënjestrojnë popullata të pakënaqura, për t’i bërë ato edhe më të
zhgënjyera me shoqëritë ku ndodhen. Dhe ky është një manual i
vjetër i subversionit.
Bougainvill…
Ai daton që në epokën e Josif Stalinit, kur diktatori sovjetik foli për
ndërtimin e “Kolonave të Pesta” brenda shoqërive perëndimore që
kishin segmente njerëzish të pakënaqur, dhe që do të josheshin
përmes Internacionales Komuniste. Ata as që do ta kishin ëndërruar,
se çfarë dhurate do të ishin më vonë mediat sociale.
Ato janë shumë më ekase në identikimin e grupeve të pakënaqura.
Nëse rusët e bënë në llim këtë ndërhyrje, turp për ta, ndërsa nëse e
përsërisin, atëherë turpi do të jenë i yni.
Ne e dimë se çfarë bënë ata. Prandaj, duhet të ketë një bashkëpunim
të plotë midis platformave të mediave sociale dhe qeverisë, për t’u
siguruar që ata të mos ndërhyjnë më në punët tona.
E fundit, ne duhet të dalim nga dhomat-jehonë të mediave sociale.
Nëse rrini vazhdimisht në shoqërinë e njerëzve që ju thonë “Amen”
për gjithçka, atëherë ndërroni shoqëri. Ju e dini se çfarë ndodh kur
nuk takoni njerëz që mendojnë ndryshe? Ju mendoni se ata janë ose
budallenj ose të korruptuar. Dhe kjo është ajo po ndodh me ne.
Kur elitat në politikë, media, biznes, arsim apo fusha të tjera, rrinë të
distancuara nga njerëzit e thjeshtë, dhe nuk i kuptojnë ankthet që
ndjen qytetari i zakonshëm, si e kërcënon kjo sjellje politikën apo
kulturën tonë?
Populizmi nuk është në fakt anti-demokratik. Ai mund të çojë në
tendenca anti-demokratike, por ai është ne thelb anti-institucional. Ai
thotë se institucionet aktuale, elitat, nuk besojnë tek qytetarët. Se ato
nuk shqetësohen për interesin e qytetarëve të zakonshëm, por vetëm
për të tyren.
Ju e shihni rritjen e pabarazisë sociale dhe ekonomike midis elitave
dhe njerëzve të thjeshtë. Dhe kjo e përforcon konceptin e distancimit
të elitave. Fatkeqësisht, shumë nga përvojat e përbashkëta sociale që
kemi pasur dikur, si shërbimi ushtarak, shkuarja në Kishë etj, sot nuk i
kemi më në të njëjtën shkallë.
Dhe vetë elitat janë të përçara. Një kontributor tjetër i madh në këtë
drejtim është globalizimi. Për ne ishte e dobishme pasja e një
narrative integruese për botën. Por ata që sot lëviznin lehtësisht
nëpër botë, që asin gjuhë të ndryshme, që përtuan nga globalizimi,
duket se e kanë harruar se shumica e njerëzve nuk lëviznin dikur më
shumë se 35 km nga vendi ku kishin lindur.
Nuk është e lehtë t’i thuash një minatori të papunë në Virxhinian
Perëndimore, se globalizmi është i mirë për ty, pasi ti mund të blesh
mallra më të lira në supermarket. Ne e kemi harruar, që ndërsa
globalizimi pati përtime të jashtëzakonshme për shumicën, ai la pas
shumë njerëz. Dhe ata janë të dëshpëruar dhe ndjehen të
parespektuar. Prandaj nuk e habitshme që del një populist dhe u
thotë: “Elitat nuk kanë pasur asnjëherë parasysh hallet e tua!”, dhe ata
e besojnë këtë gjë.
Si duhet t’u përgjigjen demokracitë atyre që ndjehen të lënë pas dore,
apo që e kanë humbur identitetin e tyre kombëtar ose kulturor?
Përgjigja është e ndryshme për Shtetet e Bashkuara, dhe për disa
demokraci të tjera. Evropa ka një problem real, pasi evropianët u
përpoqën për shkak të historisë së tyre, të mënjanonin nacionalizmin,
të shtypnin identitetin kombëtar, dhe ta zëvendësonin atë me një
identitet evropian.
Kjo përfaqësohej nga ideja që burokratët e pa-zgjedhur nga qytetarët
në Bruksel po merrnin vendime për gjithçka, nga deciti buxhetor i
Italisë tek përbërja e djathit. Por kjo përpjekje ka dështuar. Njerëzit
thanë:”Jo, unë dua të jem polak. Dua të jem anglez!”. Dhe Brexit ishte
një rezultat i këtij dështimi.
Unë mendoj se Evropa do të përjetojë një periudhë shumë të
vështirë, derisa të ri-gjejë një lloj ndjenje të një identiteti evropian,
sidomos tani që Covid-19 i ka ekspozuar edhe më shumë ato çarje.
Në SHBA, mungesa e një narrative të përbashkët ka qenë
problematike.
Po kështu edhe paaftësia jonë për të biseduar mbi ndarjet kulturore
dhe etnike në atë mënyrë që të pranojmë se shumë njerëz po vuajnë,
dhe se ata nuk kanë qasje në një arsim cilësor për fëmijët e tyre. Ne
duhet ta adresojmë këtë ndarje kulturore, ku nuk e njohim më mirë
njëri-tjetrin, dhe ku po jetojmë në shoqëri shumë të ndara.
Çfarë roli luan identiteti në trazirat e fundit që po shohim, jo vetëm
këtu në SHBA, por në të gjithë botën?
Identiteti është një gjë e shkëlqyer, të dish kush je, se nga ke ardhur,
të njohësh historinë tënde, luftërat e popullit tënd. Unë jam shumë
krenare për prejardhjen time afro-amerikane. Për shkak të skllavërisë,
unë jam evropiane në 40 për qind të ADN-së sime.
Pra, identiteti është një diçka komplekse, veçanërisht në një vend si
yni. Problemi lind kur ti e “armatos” identitetin tënd kundër identitetit
të dikujt tjetër. Kur identiteti im, më jep të drejtën të kem gjëra që ti
nuk i ke. Kur identiteti im do të thotë që t’i duhet të bësh një hap pas,
pasi unë kam vuajtur më shumë. Dhe kur bëhet fjalë për identitetin
etnik ose racor ose fetar, kjo mund të jetë e rrezikshme.
Si mund t’i rezistojnë demokracitë e qëndrueshme kësaj pandemie,
në mënyrë që të mos mposhten dot nga “Katër Kalorësit” e nativizmit,
izolacionizmit, proteksionizmit dhe populizmit?
Një nga gjërat që ka funksionuar shumë mirë për ne është
federalizmi. Njerëzit i besojnë natyrshëm qeverisë që u qëndron më
pranë, sesa asaj që u rri larg. Demokracitë duhet t’i rikthehen
parimeve të tyre thelbësore, siç është dhënia e zërit për sa më shumë
njerëz që të jetë e mundur.
Demokracitë si SHBA dhe Britania e Madhe, nuk do kenë probleme.
Unë shqetësohem për demokracitë e pakonsoliduara, për
demokracitë e reja, ku tundimi për të shkuar drejt autoritarizmit,
mund të vazhdojë shumë më tej në vende si Hungaria. Shoh me
shqetësim situatën në Poloni, efektin që do ketë pandemia në vendet

afrikane, dhe ato të Amerikës Latine, të vetëm kohët e fundit kanë
lluar të kenë qeveri demokratike.

Check Also

U infektua me COVID-19, “Sadna” tregon si është gjendja e saj

Aktorja indiane Sara Khan, e njohur si “Sadna” nga seriali “Bidaai”, e ka fituar betejën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three + 10 =