Home / Aktualitet / Çomo flet për punën brenda Infektivit: Mirë unë që e kam për detyrë, po…

Çomo flet për punën brenda Infektivit: Mirë unë që e kam për detyrë, po…

Shefja e spitalit Infektiv Najada Çomo, i është bashkuar PS-së në vigjilje të fushatës elektorale, nmdërsa nën zë thuhet se ka një ofertë nga Rama për të kandiduar si deputete nga listat e PS-së për Tiranën. Duke folur për punën e saj si drejtuese e spitalit, Çomo tha se ky ka qenë një vit shumë i vështirë, dhe se brenda Infektivit shumë herë ka pasur lot dhe vuajtje, pasi mjekët janë bërë si familjarë me pacientët.

“Faleminderit zoti kryeminsitër, jam e nderuar që jam këtu sot, dhe dëgjova fjalë shumë të mira për ata kolegë që janë në vijën e zjarrit. Nuk është vetëm një vit pandemik, janë vite të tëra pune, janë një armatë e tërë mjekësh, infermierësh, sanitarësh, imazheristët, që japin ndihmën e tyre, dhe kalojnë vuajtje të paimagjinueshme.

Pse e them këtë? Pasi është hera e parë që ne ndjekim pacientë brenda spitalit pa hyrë askush brenda. Atyre njerëzve u mungon familja, kjo është diçka shumë e rëndë për ta. Ne për ata nuk kemi qenë vetëm mjek, infermier, por u shërbejmë si të ishim familjarët e tyre. Ne punojmë me ta, vuajmë me ta, te ne do gjeni shumë lotë, që shumë nga jashtë si kanë parë, dhe as do ti shohin. Lotët janë dhe për jetët e humbura brenda spitaleve Covid.

Aty nuk punohet me orare, aty ka filluar puna në 8 Mars, dhe do të mbarojë me rastin e fundit, shpeshherë pyes veten, mirë unë që e kam për detyrë, sepse e drejtoj këtë institucion, por ata njerëz që na janë bashkuar? Është e vështirë që të punosh me ta, por në punën tënde ke dhe kënaqësi profesionale”, u shpreh Çomo gjatë fjalës së saj.

Ndërkohë teksa bënte prezantimin e saj, Rama zgjodhi fjalët më të mira për prezantimin e Çomos.

“Unë jam këtu me komandanten e spitalit Infektiv, Najada Çomon, kur popullariteti, mirënjohja dhe respekti është shumë e madhe për ata që qëndrojnë 24 orë në 7 ditë të javës në atë barrikadë. Përpara se ti jap fjalën Najadës, të cilën e falenderoj me shumë mirënjohje, dua të them se për mua shëmbëlltyra e asaj sanitares që hiqej si infermiere, dhe hiqej si infermiere dhe u demaskua botërsisht nga një emision investigativ është një lajm i mirë, për faktin që u spastrua nga organizmi i sistemit tonë shëndetësor, një bandë e mirëfilltë. Sigurisht që në ditët në vijim, kur sipari i betejës të hapet, do të themi se ku do të shkojmë”, tha Rama.

Check Also

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 3 =