Home / Editorial / Çmimi per gazetaren, ndeshkimi per prokurorin e se njejtes dosje

Çmimi per gazetaren, ndeshkimi per prokurorin e se njejtes dosje

Ylli MANJANI-
Klodiana Lalës që ka ndërtuar një material investigativ edhe me materialet e Prokurorisë, Delegacioni i BE i ka dhënë çmim të parë.
E përshëndes Klodin dhe gëzohem pa masë për çmimin që ka marrë. Ajo vërtetë e meriton!
Krimi zgjedhor meriton vemendje publike të shtuar. Ndaj mareriali i Klodit është bash në kohë.
Edhe Delegacioni i BE duhet përgëzuar për çmimin e dhënë për këtë temë. Por do ti kisha preferuar që po i njëjti Delegacion të falenderonte prokurorin Gentian Trenova që me guxim urdhëroi përgjimet në fushatë zgjedhore.
Përgjime të cilat zyrtarisht zunë në flagrancë pushtetin duke vjedhur vota. Në bazë të atyre përgjimeve shqiptarët mësuan kush ishte hajduti i votave dhe sa m i lartë ishte.
Por Gentian Trenovën, prokurorin model, e zuri vettingu i mbrojtur me fanatizëm nga i njëjti Delegacion që vlerëson gazetaren që paraqet përgjimet e këtij prokurori.
Ndaj nuk e di cilin Delegacion të BE të besoj, atë që dënon prokurorin që kreu përgjimet apo këtë që vlerëson gazetaren që referohet tek ato përgjime?!

Check Also

Ndërroi jetë nga Covid-19/ Mesazhet prekëse nga kolegët e Marko Bellos…

Janë trishtuar të gjithë këtë mëngjes nga humbja e beftë e ndarja para kohe nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 3 =