Home / Aktualitet / Çmenduri në sheshin “Skënderbej”, kush është i riu që terrorizoi sot Tiranën(VIDEO)

Çmenduri në sheshin “Skënderbej”, kush është i riu që terrorizoi sot Tiranën(VIDEO)

Drejtuesi i mjetit që në mes të ditës theu barrierat e vendosura rreth e rrotull sheshit “Skënderbej” dhe rrezikoi qytetarët dyshohet se ishte i droguar. Ai është identifikuar si shtetasi Arben Mema.

Në sallën operative ka ardhur njoftim se në sheshin “Skënderbej”, një drejtues mjeti ishte duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe qytetarë të rastit kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e drejtuesit të mjetit, shtetasit A. M., 32 vjeç, i cili është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme hetimore.

Nga verifikimet paraprake të Policisë nuk ka persona të lënduar dhe dyshohet se drejtuesi i mjetit është nën efektin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu, këtij shtetasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.

Ky drejtues mjeti fillimisht ka përplasur tri automjete në vende të ndryshme duke shkaktuar dëme materiale dhe më pas ka thyer barrierat mbrojtëse dhe ka hyrë në sheshin “Skënderbej” duke rrezikuar seriozisht qytetarët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

I riu është neutralizuar nga një 22-vjeçar, i identifikuar si Klodian.

“Mendova që është akt terrorist. U frikësuam ndalëm njerëzit, por ai u vërsul drejt njerëzve. Pasi u ndalua makina u afruam për të parë çfarë ndodhi. Ai ndaloi në mes të sheshit, e ktheu makinën, i erdhën disa persona afër dhe se ndalën dot, pastaj u vërsul drejt njerëzve.

Nuk e di se çfarë mendonte por thjesht mu duk shumë e rrezikshme mënyra si ecte. M’u duk shumë e rrezikshme dhe e vetmja formë ishte t’i hyja përmes dritares.

Unë gjithë jetën time jam marrë me stërvitje. Më ndihmuan qytetarët. Pasi i rashë me këmbë në fytyrë, pas goditjes që mori ai sfoli fare. Se njoh fare”, tha Klodiani për mediat.

Check Also

Ekzekutimi i Everest Çakajt në Elbasan, Policia jep njoftimin zyrtar

Policia ka dhënë informacion për vrasjen që tronditi Elbasanin mbrëmjen e sotme. Përmes një reagimi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 + nineteen =