Home / Aktualitet / Çmendet shqiptari në Londër/ Tenton të vrasë policen me stilolaps (FOTO)

Çmendet shqiptari në Londër/ Tenton të vrasë policen me stilolaps (FOTO)

Mediat britanike kanë publikuar një video ku shihet momenti një emigrant shqiptar tentoi të godasë me një stilolaps në fytyrë një oficere police.

Kjo gjatë kohës që ai bënte rezistencë në arrestim. Gjatë videos dëgjohet kur 40-vjeçari bërtiste “Do të vras”. Adrian Popa u dënua  nga gjykata e krimeve të rëna angeze me 3 vite e 10 muaj burg për kërcënim për të vrarë një oficere police. Po ashtu ai u dënua edhe me 15 muaj burg për tentativë plagosje.

Ngjarja ndodhi rreth orës  10:25 të datës 16 Gusht  2020 pasi Popa u pa të hynte në kopshtin e një banese. Ai ishte liruar nga burgu me kusht për mos të shkuar në atë zonë. Popa kur pa policinë nisi të bëhej agresiv.

Popa tentoi me agresivitet të godasë oficeren e policisë në fytyrë disa herë me një stilolaps duke e kërcënuar se do ta vriste. Ajo pësoi plagë të shumta në fytyrë dhe qafë dhe gërvishtje në shpatullën e saj.

Check Also

Gazetari tregon kush është qarku me kriminalitetin më të lartë në vend

Gazetari i Elton Qyno teksa dha detaje të reja nga vrasja e 3 marsit në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − 4 =