Home / Kryesore / “Çmenden” temperaturat/ Ja si do jetë moti për orët në vijim

“Çmenden” temperaturat/ Ja si do jetë moti për orët në vijim

Masat e qëndrueshme dhe të nxehta që kanë hyrë në qarkullim në vend, kanë bërë që një ditë më parë, vlera më e lartë të regjistrohet në Elbasan me 37°C.

Ndërkohë, sipas SHMU, këto masa ajrore do të vijojnë të qarkullojnë në vend edhe gjatë ditës së sotme. Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.

Era do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë e përgjatë vijës bregdetare mesatare, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

vendet malore 17° deri 33°C
vendet e ulëta 19° deri 37°C
vendet bregdetare 21° deri 34°C

Check Also

Horoskopi ditor,24 shtator 2020

Dashi Kjo ditë do të jetë mjaft e lodhshme sa i takon dashurisë. Mundohuni që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 − 2 =