Home / Aktualitet / Cili variant i COVID po e rrezikon më shumë vendin?

Cili variant i COVID po e rrezikon më shumë vendin?

Drejtori i spitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi, shpjegon se si bëhet ndarja e urgjencave, në bazë të kodeve mjekësore.

“Kodi blu, ndihma jepet menjëherë, në kodin e kuq jepet për 15 minuta, ndihma nga mjeku e kështu me radhë. Të shtruar aktualisht janë 220”, thotë ai.

Kapisyzi shton më tej se gjendja e pacientëve është në gjendje të rëndë dhe apelon që të mos neglizhohet ardhja në spital.

“Këtu janë të sëmurë shumë të rëndë. Mos e neglizhoni Covid-in. Trajtohuni që në fillim. E rëndësishme është që kurrë pacientët nuk duhet të këmbëngulin të rrinë në shtëpi”, thotë ai.

Perlati, thotë me bindje se ata janë të infektuar nga variant britanik i cili është më agresiv.

“Edhe vendi ynë nuk bën përjashtim nga të gjitha vendet e tjera. Është rritur numri i pacientëve me moshë të re. Në këtë periudhë tek moshat e reja po shikohet gravitet shumë i madh i Covid. Më përpara moshat e reja e kalonin më lehtë. Tashmë në vendin tonë duhet të ketë hyrë virusi anglez. Po vërtetohet që ky variant ka edhe agresivitet më të madh”, shpjegon ai.

Check Also

A e ka zbuluar Basha patronazhistin e PS? Kryedemokrati e zbulon për herë të parë

“Jo se kam zbuluar, është fundi, tregon se ku ka përfunduar Republika e Shqipërisë. Tregon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four − 1 =