Home / Aktualitet / Cili qe lajmi kryesor në konferencën e parë për shtyp të Joe Biden

Cili qe lajmi kryesor në konferencën e parë për shtyp të Joe Biden

Presidenti i SHBA Joe Biden ka thënë se po konsideron të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të SHBA 2024, pasi deri më tani nuk ka pranuar të komentojë, duke shtuar se në atë rast, kandidati i tij për Zv.president do të jetë përsëri Kamala Harris.

“Përgjigja është – po, unë planifikoj të kandidoj përsëri”, tha presidenti 78-vjeçar i SHBA në konferencën e tij të parë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Ai e zbuti përgjigjen e tij duke thënë se ai ka respekt për “fatin”, raporton AFP.

“Nuk e di nga jeni (….), por kam shumë respekt për fatin. Unë kurrë nuk kam planifikuar për katër vjet e gjysmë, tre vjet e gjysmë përpara”.

Trump si një kundërshtar i mundshëm

I pyetur nëse ai mendonte se kundërshtari i tij do të ishte përsëri paraardhësi i tij në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, ai tha se “unë me të vërtetë nuk e mendoj për këtë, nuk kam ide”.

“Unë as nuk e di kush do të jetë kandidati i Partisë Republikane (…), mos e dini ju?”, pyeti ironikisht Biden.

Një reporter që e pyeti nëse do të rizgjidhte Kamala Harris, gruaja e parë Zv.presidente e Shteteve të Bashkuara, si shoqëruese e fushatës së tij, tha: “Me siguri atë. “Ajo është një partnere shumë i mirë”.

Presidenti më i vjetër në historinë e SHBA

Biden ka marrë detyrën si presidenti më i vjetër në historinë e SHBA dhe disa spekulojnë se ai do të jetë në gjendje të përfundojë vetëm një mandat katër-vjeçar.

Biden mbajti konferencën e tij të parë zyrtare për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të enjten, 64 ditë pas marrjes së detyrës.

Ai ishte para shtypit për më shumë se një orë, ai dukej mirë i përgatitur dhe me qetësi iu përgjigj pyetjeve, raporton Reuters.

Check Also

Islamofobia! Studentja muslimane sulmohet me acid në SHBA

Në SHBA është aktualizuar një debat mbi urrejtjen islamofobike pasi një studente muslimane me origjinë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × two =