Home / Showbizz / Cila është pyetja me e shpeshtë që ndjekësit i bëjnë Arbana Osmanit

Cila është pyetja me e shpeshtë që ndjekësit i bëjnë Arbana Osmanit

Arbana Osmani ka qenë një nga emrat më të përfolur këto kohë në media. Për javë të tëra emri i saj përmendej lartë e poshtë si një nga moderatoret kryesore për prezantimin e “Big Brother VIP”. Në media u lakua edhe Luana Vjollca, e cila ishte në garë për këtë format së bashku me Osmanin.

Por kjo e fundit duket se e ka ftuar “konkursin” dhe do të rikthehet sërish si prezantuese e programit shumë të dashur për shqiptarët.

Aq shumë e kërkojnë njerëzit rikthimin e “Big Brother” sa nuk lënë rast pa e pyetur Arbanën se kur do të nisë transmetimi. Ajo ka postuar sot në Instagram një video, në të cilën shihet duke parë një film në shtëpi bashkë me partnerin e saj, Eduart Grishaj. Arbana ka pyetur ndjekësit nëse e gjejnë dot titullin e filmit dhe interesi për disa prej tyre ka qenë 0 për këtë pjesë.

Ndjekësit nuk janë aspak kurioz për filmin, por vetëm për një çështje “Kur do të nisë Big Brother VIP”. Kjo është pyetja që Arbanës i është bërë me qindra e mijëra herë dhe që mesa duket i ka ardhur në majë të hundës me të.“Historia e jetës sime”, është përgjigjur Arbana pasi një ndjekëse i ka bërë këtë pyetje.

Check Also

Dua Lipa mbërrin në Tiranë, çfarë pritet të ndodhë sot (Arsyeja e vizitës)

Sot në orën 17:00, këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa dhe babai i saj …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − four =