Home / Stili i jetes / Çfarë thotë muaji i lindjes tuaj për personalitetin tuaj, jetën dhe dashurinë

Çfarë thotë muaji i lindjes tuaj për personalitetin tuaj, jetën dhe dashurinë

Janar

Njerëzit e lindur në janar kanë një etikë pune shumë të fortë dhe nuk do të hezitojnë të shprehin mendimet e tyre. Ata kanë një qëndrim kokëfortë, dhe nuk e pëlqejnë që njerëzit t’u tregojnë se çfarë duhet të bëjnë. Ata janë udhëheqës shumë të mirë për shkak të këmbënguljes dhe përpjekjes për sukses, por nganjëherë nuk i dëgjojnë shumë të tjerët.

Shkurt

Nëse keni lindur në shkurt, ndoshta keni një aftësi të madhe  krijuese dhe gëzoni kur punoni në projekte të reja. Ju doni të hyni në diskutime intelektuale, dhe nuk dëshironi të bisedoni me ata që duken të cekët. Ju jeni një shpirt i lirë dhe nuk dëshironi të jetoni brenda kufijve të rregullave të ngurta të shoqërisë. Njerëzit e lindur në këtë muaj e duan udhëtimin dhe hipin në një avion ose tren në çdo mundësi që u jepet.

Mars

Njerëzit e lindur në mars janë gjithashtu shumë krijues, por ata kanë tendencë të jenë më të qetë. Ata imagjinojnë shumë brenda kokës së tyre, duke krijuar kryevepra brenda mendjes . Gjithashtu njerëzit e lindur në mars u drejtohen arteve për të shprehur veten e tyre dhe e shijojnë shumë kohën kur janë vetëm.

Prill

Ata që lindin në prill vdesin për vëmendjen dhe duan çdo sekondë që të kaloj të jenë në qendër të vëmendjes. Ata nuk i pranojnë urdhrat  dhe preferojnë t’i udhëheqin të tjerët. Të lindurit në prill kërkojnë aventura të reja, dhe vazhdimisht janë duke bërë gjëra të guximshme. Ata veprojnë së pari dhe mendojnë më vonë. Nganjëherë ata njihen si të zhurmshëm dhe të padurueshëm, dhe nuk kanë problem t’u tregojnë njerëzve të tjerë se si ndihen.

Maj

Njerëzit e lindur në muajin maj kanë tendencën të jenë shumë të paqëndrueshme, duke dashur një gjë dje dhe diçka krejt tjetër sot. Ata e shprehin veten mirë, dhe  kanë një jetë shoqërore aktive dhe nuk duan të kalojnë shumë kohë vetëm. Mund të duan gjithashtu një bisedë stimuluese, inteligjente. Ata mërziten lehtë dhe vazhdimisht kërkojnë mënyra të reja për të argëtuar veten.

Qershor

Nëse keni lindur në qershor ju jeni shumë të ndjeshëm dhe të kujdesshëm ndaj ndjenjave të njerëzve të tjerë. Mund të jesh i turpshëm dhe i butë, por njerëzit me të vërtetë e admirojnë këtë gjë tek ju. Ju keni një shpirt krijues dhe mendoni shumë  për të ardhmen për atë që mund të krijoni dhe se si mund t’i sillni idetë tuaja në jetë.

Korrik

Njerëzit e lindur në korrik kanë shumë tipare të njëjta me ata që kanë lindura në qershor, me përjashtim të faktit se ato janë pak më spontanë. Nga jashtë, ata duken të sigurtë dhe të gëzuar, por brenda, kanë shumë sekrete të errëta dhe fshehin dhimbjen e tyre nga të tjerët. Njerëzit e lindur në korrik kanë shumë energji dhe të gjithë duan të rrinë me ta për shkak të kësaj.

Gusht

Njerëzit e muajit gusht janë liderë të lindur, pa frikë ata mund të qëndrojnë më vete me mendimet e tyre. Ata mund të jenë të guximshëm dhe të vetëdijshëm, por nën të gjitha këto, kanë zemër të mëdha. Njerëzit e lindur në gusht janë AS në fusha që përfshijnë të menduarit dhe analizat kritike, sepse ata e shohin jetën në një mënyrë logjike, hap pas hapi. Sidoqoftë ata nuk shprehin mirë emocionet e tyre, kështu që është  e vështirë në disa raste për të parë anën “njerëzore” të tyre.

Shtator

Njerëzit e lindur në shtator kanë shumë pritshmëri ndaj të tjerëve, kështu që ata mund të zhgënjehen lehtë. Ata janë shumë kokëfortë, dhe të mbajë  inat nëse ju silleni keq me ta. Janë perfektionistë, duke mbajtur veten dhe të tjerët në ideale të larta. Gjithashtu  janë njerëz sensualë, krijues, të sjellshëm, dhe gjithmonë  duan të ndihmojnë të tjerët kur të munden.

Tetor

Të lindurit në muajin tetor kanë prirjen të jenë të qëndrueshme dhe të ekuilibruara. Megjithatë, konfrontimi i bën nervozë dhe ata zgjedhin ta shmangin sa herë që munden. Kanë një dashuri të pashuar për miqtë dhe familjen, por janë gjithashtu ndër njerëzit më të pavarur që do të njihni.

Nëntor

Të lindurit në nëntor janë diskretë. Ata shumë shpesh i fshehin emocionet e vërteta nga të tjerat, urrejnë kur të tjerët u thonë se çfarë të bëjnë, dhe preferojnë të shtrojnë rrugën e tyre drejt fitores. Janë pak impulsivë, por nuk kanë fare frikë. Asgjë nuk mund t’i ndalë.

Dhjetor

Të lindurit në Dhjetor janë aventurierë. Ata janë gjithashtu prej personave më bujarë që do të takoni. Megjithatë, ata kanë shpërthime me njerëzit kur në mes hyn krenaria. Janë gjithmonë në lëvizje dhe nuk rrinë ulur për shumë gjatë.

Check Also

Si ta shmangni ngrënien e tepërt në situata stresuese

Sado përpiqemi momentet stresuese janë të pashmangshme. Fatkeqësisht, një pjesë e mirë provojnë ta “mbysin” …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 − seven =