Home / Aktualitet / Çfarë të konsumoni që të keni energji gjatë agjërimit?

Çfarë të konsumoni që të keni energji gjatë agjërimit?

Herbalisti i njohur, Irfan Gjeçi, në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, tregoi  se çfarë duhet të konsumohet që besimtarët të kenë energji gjatë agjërimit, Irfani u shpreh se sallatat ndihmojnë shumë.

“Nuk duhet të heqin dorë nga sallatat, sidomos ato të frutave. Avokado duhet të përdoren, mollët, portokalli”, tha Irfani.

Herbalisti shtoi më pas se duhet që të konsumohet edhe fara e linit, pasi ka shumë fibra dhe i ndihmon ata që janë në agjërim.

E çfarë duhet konsumuar që të jeni të hidratuar gjatë kësaj periudhe? Gjeçi tha se për të mos ndjerë lodhje, uri dhe etje, duhet të përdorni çajin e shafranit, çajin e përzier apo të farës së zezë. Ai shtoi se mund të marrin edhe propolis bimor, pasi nuk ka alkool.

Irfani më pas u uroi të gjithë besimtarëve agjërim të lehtë dhe Zoti i bekoftë.

Check Also

U arrestua me 1 kg kokainë, ja kush është efektivi i RENEA-s/ FOTO

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arrestimin në flagrancë të një efektivi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 + two =