Home / Aktualitet / Çfarë po ndodh në Delvinë? Hapet vetë gropa 10 metra, e dyta brenda pak javësh

Çfarë po ndodh në Delvinë? Hapet vetë gropa 10 metra, e dyta brenda pak javësh

Foto që po shikoni vijnë nga fshati Dhrovjani në Delvinë ku siç shihet është vetëkrijuar edhe një tjetër gropë e madhe me një perimetër afro dhjetë metra. Kjo gropë është shumë pranë një tjetër grope të njëjtë, që është krijuar para pak javësh.

Gropat ndodhen në afërsi të ish-minierës së Kripës, janë mjaft të thella dhe brenda tyre ka ujë. Një fenomen i tillë ndodh pas një tërmeti të fortë, ngjarje që është parë më herët edhe në Zagreb të Kroacisë.

Nuk dimë të themi nëse edhe këtë herë bëhet fjalë për pasoja të të njëjtit fenomen. Ekziston mundësia që në këtë zonë të ketë edhe gropa të tjera në ditët në vijim./BoldNews

Check Also

Përleshje masive në Jerusalemin Lindor, mbi 100 persona të plagosur

Një numër personash janë plagosur në përleshjet në Jerusalemin Lindor në mes të aktivistëve hebrenj …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × one =