Home / Aktualitet / Çfarë po ndodh me Michael Schumacher?

Çfarë po ndodh me Michael Schumacher?

Një dokumentar për karrierën dhe jetën e Michael Schumacher ka përfunduar dhe pritet të transmetohet këtë vit. Ai do të ofrojë pamje të rralla të jetës së legjendës së Ferrari-t, që pasi pësoi dëmtimin e rëndë në tru në një aksident me ski, 8 vite më parë.

52-vjeçari nuk është parë publikisht që nga aksidenti i vitit 2013 dhe kështu filmi i ri i titulluar “Schumacher”, do të paraqesë një pasqyrë të rrallë për fansat e Formula 1 lidhur me betejën e tij shëndetësore.

Filmi do të transmetohej në dhjetor të vitit të kaluar, për u shty për shkak të pandemisë, ndërsa ‘Express’ në Gjermani raporton se tani është “gati” për t’u publikuar.

Familja e Schumacher e ka mbështetur filmin dhe raportohet të ketë siguruar regjistrime private për kineastët.

Bashkëshortja e tij Corinna, e cila ka folur rrallë në publik dhe ka ruajtur sekretin për gjendjen e tij shëndetësore, do të jetë në mesin e të intervistuarve në film.

Babai i tij Rolf, 74 vjeç, dhe djali i tij Mick janë gjithashtu pjesë e tij. ‘Schumacher’ është vepër e kineastëve gjermanë.

Check Also

Tërhiqet amendimi i ligjit anti-mafia, SPAK bën kërkesën e rëndësishme

Amendamenti i ligjit anti-mafia është tërhequr. Sipas informacioneve për Report Tv, SPAK ka kërkuar që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 + twelve =