Home / Bota / Çfarë po ndodh? Kina përgatitet për luftë, bëhet gati për një sulm ushtarak në…

Çfarë po ndodh? Kina përgatitet për luftë, bëhet gati për një sulm ushtarak në…

Kina gjithnjë e më shumë po zgjeron gjurmët e saj rajonale, ndërsa Pekini rrit përpjekjet për të zëvendësuar fuqinë ushtarake amerikane në Azi, paralajmëroi një komandant i lartë i SHBA-së në Kongresin amerikan.

“Unë nuk mund të kuptoj disa nga lëvizjet që ata po bëjnë në fushë ”, tha  Philip Davidson, kreu i Komandës Indo-Paqësore të SHBA, në dëshminë para Senatit.

“Po i shoh ata duke zhvilluar sisteme, aftësi dhe një sjellje që do të tregonte se ata janë të interesuar për luftë”, tha Davidson.

Davidson, i cili në seancë mbrojti kërkesat e buxhetit për miliarda dollarë rreth armatimit, tha se investimi në rritje ishte i nevojshëm për të parandaluar ambiciet ushtarake kineze në rajon.

Duke e përshkruar Kinën si “kërcënimin më të madh afatgjatë strategjik të sigurisë në shekullin XXI”, Davidson tha se Pekini ka kryer lëvizje gjithnjë e më kërcënuese, duke përmendur aktivitetin ushtarak kinez rreth Tajvanit, përgjatë kufirit të diskutueshëm me Indinë dhe madje edhe rreth ishujve të SHBA në Paqësor.

Check Also

Super aksioni! Tentuan të trafikojnë 30 kg kanabis, arrestohen 4 persona në Malësinë e Madhe

Katër persona janë arrestuar ditën e sotme në Fushë Grudë të Malësisë së Madhe, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × four =