Home / Aktualitet / Çfarë ndodh në organizëm nëse pini qumësht çdo ditë

Çfarë ndodh në organizëm nëse pini qumësht çdo ditë

Që në klasë të parë, fëmijët mësojnë se qumështi është miku më i mirë që do i ndihmojë ata të rriten. Me kalimin e viteve, njeriu mëson se produktet e bulmetit duhen shmangur ose nuk duhet tepruar me konsumin e tyre sepse kanë tendencën të shkaktojnë probleme me tretjen, mbipeshën e të tjerë.

Pikëpyetjet janë të shumta, sidomos për ndikimin që pirja çdo ditë e qumështit tradicional ka në organizëm, raporton AgroWeb.

Qumështi ndihmon për rënien në peshë

Pirja çdo ditë e qumështit ndihmon në rënien në peshë, sidomos tek femrat. Ai përmban pak kalori dhe shumë ushqyes. Megjithatë, përpos rënies në peshë, femrat nuk mund të shmangin dot fryrjen në stomak që shkakton qumështi.

Qumështi është burim i mirë proteinash

Në çdo 30 ml të qumështit të lopës gjendet 1 gramë proteinë e cilësisë së lartë dhe e pasur me amino acide. Kjo proteinë frenon nepsin dhe ju mban të ngopur për shumë kohë. Alternativat bimore të qumështit përmbajnë më pak proteinë, ndaj janë më pak të shëndetshme.

Masa muskulore

Qumështi ndihmon në ruajtjen e masës muskulore për shkak të amino acideve që ai përmban. Për më tepër, proteina shtazore nga qumështi i lopës përthithet më lehtë nga trupi dhe forcon muskujt.

Burim kalciumi

Qumështi është i pasur me vitamina dhe minerale, veçanërisht kalcium dhe vitaminë D. Kalciumi gjendet lehtë edhe tek barishtet, por ju duhet të hani dhjetë racione me spinaq për të përfituar të njëjtën sasi kalciumi që gjendet në një gotë me qumësht lope.

Qumështi kundër plakjes

Pirja e qumështit çdo ditë ndihmon në parandalimin e osteoporozës tek gratë. Vitamina D që gjendet tek qumështi ndihmon në ruajtjen e shëndetit të kockave dhe masës muskulore me kalimin e moshës. Humbja e masës muskulore si pasojë e plakjes është më e madhe tek femrat se tek meshkujt.

Qumështi ju mbron nga sëmundjet

Përmbajtja e vitaminës A, K2 dhe acidet yndyrore tek qumështi dhe nënproduktet e tij ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve si diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Qumështi shkakton akne

Nga ana tjetër, qumështi shkakton inflamacion dhe pirja çdo ditë e tij nxit shfaqjen e akneve që eliminohen me shumë vështirësi.

Qumështi shkakton fryrje dhe probleme me tretjen

Stomaku e ka të vështirë të përpunojë këtë produkt bulmeti. Me kalimin e moshës, sistemi tretës dobësohet dhe qumështit shkakton fryrje të mëdha që zgjasin për gjithë ditën. Nga ana tjetër, qumështi i pasterizuar dhe i përpunuar përmban baktere (të mira e të këqija) që prishin ekuilibrat në mikrobiomën e stomakut. Kjo mund të shkaktojë probleme afatgjatë në sistemin tretës dhe në tru. Prandaj ekspertët rekomandojnë që krahas qumështit të konsumoni produkte të tjera më pak të përpunuara siç është kosi apo kefiri.

Check Also

Tito e helmoi Stalinin?

Josif Stalini, në vitin 1923 i dërgoi një letër Byrosë Politike, përmes së cilës informon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen − fourteen =