Home / Aktualitet / Çfarë mbetet pas sulmit kundër zemrës së demokracisë amerikane?

Çfarë mbetet pas sulmit kundër zemrës së demokracisë amerikane?

Nga Enver ROBELLI-

■ Kapitolli, selia e Kongresit amerikan, është ndërtesa më e lartë në Washington. Lartësia është mesazh arkitektonik dhe politik: nuk ka ndërtesë më të rëndësishme në Washington për të garantuar demokracinë amerikane.

■ Me sulmin e huliganëve dhe militantëve të nxitur nga Donald Trumpi Kongresi është përdhosur. Janë arrestuar 68 persona. 56 policë janë lënduar. Janë konfiskuar armë dhe mjete shpërthyese. Policia ka identifikuar 4 të vdekurit.

■ Twitteri ia ka kthyer profilin Donald Trumpit. Ky është megafoni i tij. Përmes tij ai ka atakuar kundërshtarët politikë, ka ofenduar kolegët e partisë, ka përzënë ministra, të cilët me rastin e emërimit i kishte ngritur në qiell me lëvdata. Twitteri njoftoi se do të përcjellë postimet e Trumpit në kohë reale.

■ Presidenti i konfirmuar Joe Biden tha: «Dje ishte një nga ditët më të errëta të kombit tonë». Biden kritikoi forcat e sigurisë, të cilat nuk lanë përshtypjen se ishin të gatshme të ballafaqohen me turmën e dhunshme. Jo vetëm Biden pyet nëse forcat e sigurisë do të silleshin kështu nëse sulmuesit do të ishin zezakë.

■ Guvernatori republikan i Maryland, Larry Hogan, kërkoi shkarkimin e presidentit. Do të ishte më mirë për Amerikën nëse Trump do të jepte dorëheqje apo do të shkarkohej, tha ai.

■ Kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi bëri thirrje për dëbimin e menjëhershëm të Trumpit nga posti. «Është urgjente. I kanë mbetur edhe 13 ditë në pushtet, por çdo ditë mund të jetë një shou horrori për Amerikën», tha ajo.

■ Ushtruesi i detyrës i ministrit të Drejtësisë Jeffrey Rosen premtoi se do të ketë një ndjekje konsekuente ligjore të sulmuesve të Kongresit.

■ Një ditë pas sulmit dha dorëheqje ministrja e Komunikacionit, Elaine Chao. Ajo është gruaja e Mitch McConnell, udhëheqës i shumicës republikane në Senat.

■ Një përkrahës i Trumpit, i cili është identifikuar si sulmues, është përzënë nga puna nga punëdhënësi i tij.

■ Facebooku ka njoftuar se së paku deri në marrjen e detyrës së presidentit nga Joe Biden më 20 janar do t’ia mbajë të mbyllur profilin Donald Trumpit.

■ Shqetësuese janë rezultatet e një ankete. Sipas saj 45 për qind e republikanëve miratojnë sulmin e militantëve kundër Kongresit.

Check Also

Po flinin anës rrugës, kamioni shtyp për vdekje 15 punëtorë migrantë

15 punëtore migrantë të cilët po flinin buzë rrugës, u shtypën për vdekje nga një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − sixteen =