Home / Shendeti / Çfarë janë spicat e thonjve, nga krijohen dhe si kurohen ato?

Çfarë janë spicat e thonjve, nga krijohen dhe si kurohen ato?

Spicat e thonjve, janë zgjatime të lëkurës anës thonjve, ose pranë tyre (zakonisht mbi ta), por ato mund të shkaktojnë dhimbje të madhe dhe veçanërisht bezdisje. Ato përkeqësohen në sezonin e dimrit. Megjithatë infeksionet mund të trajtohen dhe madje mund të parandalohen. Këtu ne do të japim disa këshilla të vlefshmë pse nuk duhen shkulur këto zgjatime thonjve.

Cilat janë ato?

Para së gjithash, duhet thënë se spicat e thonjve nuk janë pjesë e tyre, por krijohen nga qelizat e lëkurës që formojnë shtojca të vogla pranë tyre. Njerëzit me lëkurë të thatë duket se i kanë ato më të shpeshta. Kjo është për shkak se thatësia lë lëkurën më të prekshme nga dëmtimet e shkaktuara nga të ftohtit ose nga uji, elemente që mund të shkaktojnë shkurtime të vogla ose zgjatje. Arsyeja që ata lëndojnë kaq shumë është në lidhje me pozitën e tyre: ka shumë mbaresa nervore dhe enë gjaku në këtë zonë. Lëkura mund të shkaktojë skuqje, inflamacion dhe ënjtje, të cilat shtypen në mbaresa nervore.

Asnjëherë me dhëmbë!

Që të mos ndodhë diçka e keqe, duhet shmangur tundimi për të hequr lëkurën rreth thonjve, sepse gishtat janë më të prirur për infeksion, kështu që duhet që t’i mbajmë sa më larg baktereve. Pra, është e qartë se të heqësh lëkurën me dhëmbë është gjëja më e keqe absolute që mund të bëhet, sepse jo vetëm goja mbushet plot me mikrobe por edhe duart tona rrezikojnë nga infeksionet.

Shenjat alarmante dhe çfarë të bëni

Ja çfarë duhet të bëjmë në raste të tilla: vendosni duart (ose këmbët) në ujë të ngrohtë për të zbutur lëkurën tuaj. Dezinfektojeni thonjtë me alkool të denatyruar dhe prisni me prerëse thonjsh spicat pranë nivelit normal të lëkurës. Aplikoni një masë të vogël alkooli dhe uji dhe mos harroni të lagështoni zonën mirë. Nëse pjesa jashtë thonjve është tashmë e kuqe dhe e dhimbshme, ndoshta është tashmë e ndezur. Nuk është domosdoshmërisht i infektuar, por është e nevojshme për të trajtuar zonën me akull dhe një krem antibiotik. Në rastin më të keq, në qoftë se thonjtë tuaj zënë qelb, atëhere duhet të konsultoheni me mjekun.

Si të parandaloni infektimin

Ka disa gjëra që mund të bëni për të mbrojtur duart nga formimi i lëkurës. Para së gjithash, mbani lëkurën tuaj të hidratuar sidomos gjatë muajve të dimrit. Gjithashtu duhet të vishni dorashka, si jashtë shtëpisë në ajër të ftohtë, ashtu edhe kur lani enët, pasi uji i nxehtë dhe sapuni mund të shkaktojnë thatësi.

Check Also

COVID dhe mbipesha, ja çfarë duhet të dini përpara se të jetë vonë

Sipas një studimi të ri, shumica e vdekjeve nga COVID-19 kanë qenë në vendet me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen + 8 =