Home / Kryesore / Çfarë fshihet pas vendimit të Erdoganit për Kishën e “Shën Sofisë”

Çfarë fshihet pas vendimit të Erdoganit për Kishën e “Shën Sofisë”

Nga Murat Yetkin “Internazionale”

* Pasditen e datës 10 korrik, disa minuta pas njoftimit të Departamentit të Dhjetë të Këshillit të Shtetit, presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, shpalli dekretin sipas të cilit muzeu i Shën Sofisë, do të rihapet si xhami për ritet fetare myslimane.

Ky është një vendim historik. Pasi Sulltan Mehmet Pushtuesi e shndërroi bazilikën e lashtë në një xhami në vitin 1453, presidenti Mustafa Kemal Ataturk e përshtati atë në një muze në vitin 1935. Erdogan iu drejtua popullit turk me një deklaratë, që nënvizoi 3 elementë kryesorë.

Së pari, me këtë hap ai arriti një synim politik që ka qenë një prioritet i partive jo vetëm islamike, por edhe atyre konservatore që nga vitet 1930.

Së dyti, ky vendim përbën një paralajmërim për botën e jashtme në lidhje me epërsinë e Turqisë.

Së treti, premtimi për të ruajtur statusin e Shën Sofisë, si pjesë të Trashëgimisë Botërore.

Pra angazhimin për të ruajtur mozaikët e Shën Mërisë, të Jezusit, dhe të engjëjve që ndodhen brenda godinës historike. UNESCO ka paralajmëruar heqjen e Shën Sofisë nga lista e trashëgimisë botërore.

Dhe ky mund të cilësohet si një paralajmërim, për të mos dëmtuar veprat historike në valën e entuziazmit të fitores. Fjalitë që përmbledhin më së miri situatën, janë ato të thëna nga kryetari i parlamentit Mustafa Sentop: “Në idealet e gjeneratës sonë, dhe në ato të shumë brezave para nesh, konvertimi i Shën Sofisë në një xhami ishte një objektiv, një ëndërr”.

Po përse tani?

Megjithatë, vetëm një vit më parë, para zgjedhjeve lokale, për të zbehur sloganin “Le ta hapim Shën Sofinë”, Erdogan iu drejtuar popullatës duke thënë:”Mos bini pre e provokimeve, më parë mbushni xhaminë e Sulltanahmetit, që ndodhet aty para!”.

Disa ditë më vonë, më 18 mars 2019, presidenti ishte edhe më i qartë në një fjalim televiziv: “Dominimi nuk është problem për ne. Por çfarë do të nxjerrim prej tij? Për ne, çmimi do të ishte shumë më i lartë. Të mos harrojmë se tani për tani kemi qindra xhami në shumë vende të botës.

Ata që e kërkojnë këtë gjë, a mendojnë vallë se çfarë mund të ndodhë me ato xhami? Ata nuk e njohin botën. Nuk e dinë se me kë kanë të bëjnë. Prandaj unë si udhëheqës politik, nuk kam humbur toruan deri në pikën që të bie në një grackë të tillë. Ne duhet të jemi të ndjeshëm, të kujdesshëm, dhe të mos biem pre e kësaj loje”.

Dhe çfarë ka ndodhur në këtë kohë të shkurtër, që e bindi presidentin të ndërmarrë një hap, i cili ka shkaktuar reagime të forta në të gjithë botën? Çfarë ka ndryshuar, që e detyroi të ndryshojë qasje? Ne mund të identifikojmë 3 ndryshime kryesore:

Së pari, megjithë mbështetjen e Lëvizjes Nacionaliste (MHP), Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e Erdoganit, pësoi një humbje të madhe në zgjedhjet lokale të 31 mars 2019, dhe sidomos pas përsëritjes së zgjedhjeve në Stamboll më 23 qershor.

Stambolli dhe Ankaraja janë zhvendosur nga AKP tek Partia Popullore Republikane (CHP).

Pas shumë vitesh, opozita arriti të fitonte mbështetjen e shumicës. Ndërkohë, AKP-ja ka humbur të gjitha avantazhet e administrimit të dy qyteteve më të rëndësishëm në vend.

Së dyti, epidemia e koronavirusit e ka përkeqësuar akoma më shumë situatën tashmë të brishtë ekonomike në vend. Rënia në sektorë si turizmi dhe transporti, ka zvogëluar të ardhurat në buxhet. Sipas një studimi, as politikanët e AKP-së nuk u besojnë më shifrave zyrtare të inflacionit dhe papunësisë, të bëra publike nga Instituti Kombëtar i Statistikave.

LEXO EDHE:  Shteti Islamik rrezikon edhe zhdukjen e një zogu të rrallë në Siri

Së treti, 2 parti të themeluara nga ish anëtarët e AKP-së, janë tashmë pjesë e skenës politike, duke ndikuar shumë në elektoratin e partisë nacionaliste MHP, por edhe në anëtarësinë e Partisë së Mirë (IYI):Partia e të Ardhmes (Gelecek Partisi) e ish-kryeministrit Ahmet Davutoğlu, dhe partia DEVA e ish-ministrit të Ekonomisë nga rradhët e AKP, Ali Babaçan. Këto 3 zhvillime, kanë ndikuar në mbështetjen ndaj partive qeveritare AKP dhe MHP. Vendimi mbi Shën Sofinë, synon ruajtjen e mbështetjes nga elektorati konservator.

Reagimet nga bota

Ankaraja nuk i merr shumë seriozisht reagimet nga Athina. Greqia mund ta dëmtojë Turqinë vetëm përmes Bashkimit Evropian. Por marrëdhëniet midis Turqisë dhe Brukselit, janë tashmë në minimumin e tyre historik. BE-ja nuk mund të prishë marrëdhëniet me Turqinë, pasi në 10 vitet e fundit marrëdhëniet Ankara-Bruksel, janë mbështetur në formulën “Nuk jam unë, ai që do të të them jo”.

antaresimi i shqiperise ne BE

Ndërkohë reagimi nga Shtetet e Bashkuara është më serioz. Pasi gjatë periudhës së zgjedhjeve Donald Trump, u detyrua të dëgjojë lobet armiqësore ndaj Turqisë, shumë me ndikim në Kongres (përfshirë lobin grek).

Por marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara janë aq të acaruara për momentin, sa një sanksion shtesë nuk do të bënte shumë diferencë. Prandaj konsiderohet një rrezik që nuk ia vlen shumë të ndërmerret. Disa zëra në Ankara, flasin për një lëvizje të mundshme për të qetësuar Kongresin Amerikan përpara zgjedhjeve presidenciale atje.

Problemi më serioz për Ankaranë është reagimi i Rusisë. Ankaraja dhe Moska, kanë një bashkëpunim problematik në Siri, ndërsa janë kundërshtarë në Libi. Dhe kjo teksa ekonomia turke ka nevojë jetike për turistët rusë. Erdogan, që është në kontakt të vazhdueshëm me Vladimir Putin, duket se ka vendosur ta marrë parasysh këtë rrezik.

Po pastaj?

Në një kontekst të ngjashëm, mund të thuhet se çdo hap i ardhshëm i ndërmarrë nga Erdogan, do të ketë si objektiv frenimin e rënies elektorale të AKP-së. Në këtë rast, vendimi mbi Shën Sofinë mund të konsiderohet një sukses. Por ndërkohë, duhet të merren parasysh dy elementë.

Premtimi për të rihapur Shën Sofinë për besimtarët myslimanë, ka qenë një mënyrë e rëndësishme e propagandës për çdo parti të krahut të djathtë në Turqi në çdo palë zgjedhje. Shën Sofia nuk është më një premtim por një realitet. Prej saj mund të nxjerrin përfitime vetëm Erdogan dhe partia e tij.

Skenarët/ Ja si Trump mund të mbetet president, edhe nëse humb zgjedhjetMHP mund të përfitojë vetëm prej tij si aleat në qeveri. Dikush mund të pyesë se sa do të zgjasë efekti i kësaj lëvizje, dhe sa do të përkthehet ky entuziazëm në vota. Pa një rimëkëmbje serioze të ekonomisë, nuk ka gjasa që ky efekt të zgjasë deri në zgjedhjet që Erdogani mendon se do të mbahen në vitin 2023.

Nga ky këndvështrim, mund të thuhet se është koha ideale që MHP të kërkojë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, para se të ndihen realisht efektet e krizës ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi, dhe para se të zhduket efekti i Shën Sofisë. Sipas meje, me ekonominë në këto kushte, nuk do të ishte e arsyeshme të shkohet në zgjedhje.

Por nga ana tjetër, këto ditë ka shumë gjëra që nuk janë të arsyeshme në Turqi. Sa i përket planit ndërkombëtar, thuhet se Erdogan mund të përpiqet të zbusë reagimet negative, duke lejuar rihapjen e shkollës së teologjisë ortodokse në Halki, në ishullin Hejbeliada. Tani për tani ky është vetëm një thashethem, por s’na mbetet gjë tjetër veçse të presim dhe shohim se çfarë do të ndodhë./ Përshtatur nga CNA.al

Check Also

Twitter pranoi ‘një të metë të re’ të sigurisë, mund të ekspozojë të dhënat private të disa përdoruesve të Android

Vetëm disa javë pasi pësuan një sulm serioz të hakerëve, Twitter tashmë po përballet edhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

six + nineteen =