Home / Shendet / Çfarë është koronasomnia, fenomeni që na ka vràrë gjumin!

Çfarë është koronasomnia, fenomeni që na ka vràrë gjumin!

Ky vit i ri erdhi me disa synime për veten. Një nga synimet më të përhapura është: të flesh më shumë gjumë. Por ka një problem: kríza e vazhdueshme e koronavírusit e ka bërë më të vështirë pushimin për ne. Madje disa ekspertë kanë një term për këtë situatë: ‘koronasomnia’ ose ‘kovidsomnia’. Ky është një fenomeni që ka prekur njerëzit në të gjithë botën, sepse ata po vuàjnë nga pagjumësia për shkak të stresit për jetën gjatë Covíd-19. Është e thjeshtë, ka shumë njerëz rreth nesh që po vuàjnë nga pagjumësia. Jemi në vitin e dytë të pàndemisë, jemi të detyruar të rrimë larg njerëzve që duam, na janë fshirë kufijtë e jetës së punës dhe ka kaq shumë pasiguri në jetën tonë, medoemos do të ketë pàsoja kàtastrofike për gjumin. Shëndeti dhe produktiviteti ynë mund të përballen me probleme serioze për shkak të tij. Shkalla e problemit mund të sjellë potencialisht ndryshime, duke futur elementë të rinj në mënyrën se si ne i trajtojmë çrregullimet e gjumit dhe ta vëmë sërish në vijë jetën tonë. Pagjumësia është një problem shëndetësor, me të cilin është e vështirë të jetohet. Të kesh vazhdimisht probleme me gjumin, mund të çojë në probleme afatgjatë shëndetësore si: mbipesha, ànkthi, depresioni, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti. Shëndeti është më i rëndësishëm, ama dhe puna. Dhe pagjumësia në këtë rast do t’ju bëjë të bëni gabime, ju prish përqendrimin, rrit kohën e reagimit dhe ndikon në gjendjen shpirtërore. Sipas ekspertëve të shëndetit, fakti që ne po punojmë më shumë nga shtëpia, na privon nga stërvitja dhe potencialisht kemi më pak ekspozim ndaj dritës, të dyja kontribuojnë në gjumë më të mirë. Ekziston edhe çështja e performancës së punës. Papunësia në shumë vende është më e larta në vite, kështu që nuk është për t’u habitur se ata që janë të punësuar duan të punojnë shumë për të mbajtur vendin e tyre. Problemi është se puna nga shtëpia mund të mjegullojë ato linjat që rregulloheshin, pasi ka shumë njerëz që raportojnë se punojnë me orë më të gjata ose të çrregullta.

Çfarë është koronasomnia, fenomeni që na ka

Disa probleme me gjumin do të bëhen kronike dhe afatgjata, sepse pàndemia ka krijuar vonesa në trajtim. Njerëzit kanë kërkuar kujdes mjekësor vetëm në raste urgjente, ndërsa disa institucione të kujdesit shëndetësor kanë shkurtuar staf ose janë mbingarkuar me pàcientë me Covíd-19. Ekspertët thonë se është e rëndësishme të kërkoni ndihmë kur problemet e gjumit vazhdojnë, sidomos këto ditë. Ka dhe disa gjëra që mund t’i bëni vetë, për shembull të ndaloni së punuari me laptop nga krevati, sado mirë që të jetë. Kufizoni konsumin e làjmeve, për të shmangur ànkthin që ju mban zgjuar natën, mos e përdorni telefonin si alarm dhe kthejeni orën mbrapa komodinës suaj që të mos stresoheni, ndërsa përpiqeni të bini në gjumë./dritare.net (BBC)

Check Also

Si të ndaloni takikardinë në më pak se një minutë

Ekzistojnë dy metoda të thjeshta por efektive që do t’ju ndihmojnë të përballoni një rrahje …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 + nineteen =