Home / Aktualitet / Çfarë e pret Shqipërinë në prill? Skënder Brataj jep lajmin e keq për luftën ndaj COVID

Çfarë e pret Shqipërinë në prill? Skënder Brataj jep lajmin e keq për luftën ndaj COVID

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj u shpreh se pas fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit, do të kemi një rritje të kurbës së koronavirusit.

Pjesë nga diskutimet në News24

Brataj: Kujdesi është më i pakët në zonat e thella, ku ka më pak kontroll. Është fiziologjike që do të ndodhë, pas prillit do të kemi një rritje të numrave të infektuar dhe të sëmurëve, për arsye të fushatës, të grumbullimit të njerëzve. Edhe shkuarja e vetë kandidatëve për deputetë në zonat e thella, ku janë të detyruar të shkojnë, është një rrezik, se kontrolli është më i vogël. Në Gjirokastër shpërtheu virusi, se u bllokuan njerëzit në kufi. Është shumë e qartë që edhe grumbullimi i njerëzve tani do ta japë rezultatin.

Nuk e di pse çuditërisht prisnin të gjithë që të hiqeshin masat më 25 mars. Duke parë ditët e fillimit, sa po respektohen masat, ku njerëz në masë mblidhen, kjo më shqetëson.

Check Also

Yuri Kim publishes photos of Albanian-American Navy: They are training together to strengthen skills and cooperation

US Ambassador Yuri Kim has published on Twitter some photos, where American and Albanian soldiers …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 2 =