Home / Showbizz / Çfarë e lidh “Sadnën” me Tayna-n? Aktorja indiane bën veprimin e papritur

Çfarë e lidh “Sadnën” me Tayna-n? Aktorja indiane bën veprimin e papritur

Aktorja indiane Sara Khan është shumë e njohur në vendin tonë me rolin e “Sadnës” në serialin “Bidaai” i cili dikur theu rekorde shikueshmërie.

Së fundmi aktorja ishte në vëmendje të mediave pasi u infektua me koronavirus, betejën me të cilin arriti ta kalojë.

Tashmë Sara i është rikthyer postimeve të shumta në rrjete sociale dhe me njërin prej tyre ka tërhequr vëmendjen e shqiptarëve.

Aktorja ka postuar një video ku shfaqet krah aktorit Angad Hasija i njohur si “Alek” dhe në sfond dëgjohet kënga e Taynës “Qeqe”.

Nuk dihet ende nëse Sara është fanse e Taynës apo kjo ishte koiçidencë. Por sigurisht ky veprim i ka gëzuar pa masë fansat shqiptar.

Check Also

Në ditët e fundit të shtatzanisë, shpëtimi i Sarës është kjo gjë e Ledrit

Shtatzënia e Sara Hoxhës, të dashurës së Ledit, ka qenë padyshim një ndër titujt kryesorë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − 13 =