Home / Stili i jetes / Çfarë duhet të veshin meshkujt për festa ?

Çfarë duhet të veshin meshkujt për festa ?

Të dashur meshkuj, e keni vendosur ku do t`i kaloni festat e fundvitit? Ju pyesim sepse është e rëndësishme të dini ambientin apo eventin në të cilin ndodheni. Look-u më i përshtatshëm është ai eleganti: xhaketa dhe pantallonat janë të këshilluara, por jo
gjithmonë është e nevojshme të vishni këmishë. Kjo do të thotë se në rastet pak a shumë jo formale, mund ta harroni këmishëm e në vend të saj të zgjidhni një pulovër me jakë të mbyllur. Kur situata bëhet më chic, duhet të jeni super formalë dhe shumë elegantë. Gjatë periudhës së festave kthehet në modë kadifja, një copë e fisme, e përshtatshme për rastin tuaj. Për të dale një darkë me miqtë, mund të visheni me kadife. Xhaketa është gjithmonë zgjedhja më e mirë. Mund ta kombinoni me pantallona xhins të errëta e bluza të mbyllura prej leshi të hollë. Për darkat e rëndësishme, më mirë komplet kadife. Palltoja është një nga veshjet më të rëndësishme të Krishtlindjeve. Për më tepër që bën ftohtë në këtë periudhë. Për darkat jo formale me miqtë, mund të zgjidhni një model klasik dopiopet, kurse për situatat më formale, një model të gjatë deri tek gjunjët, jo më poshtë. Për rastet akoma më sportive, pranohen dhe pulovrat e trasha të leshit, sidomos po të keni një trup të fortë. Në fund, dhurojini vetes aksesorë, si kapele borsalino apo doreza lëkure, të cilat kur janë të kombinuara mirë me bizhuterinë, do t`ju bëjnë të dukeni mrekulli dhe për festa.

Check Also

Katër leksione për jetën nga filozofi i lashtë grek, Epikuri

Mençuria çon në kënaqësi Epikuri thekson rëndësinë e kënaqësisë, por jo kënaqësinë siç e njohim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four + 10 =