Home / Aktualitet / Çfarë do të bëje më mirë dhe cili është pengu juaj gjatë pandemisë?

Çfarë do të bëje më mirë dhe cili është pengu juaj gjatë pandemisë?

Kryeministri Rama nëpërmjet një dalie për mediat theksoi se nëse do të kthehej pas do të bënte më të mirën për të përballuar pandeminë e koronavirusit. Rama thotë se ndihet i lehtësuar falë punës së palodhur të mjekëve dhe ministres së shëndetësisë të cilat ja kanë dalë mbanë të menaxhojnë pandeminë. Më tej kreu i qeverisë foli edhe për marrëdhëniet mes Rusisë dhe Shqipërisë pas dëbimit të ambasadorit shqiptarë nga Moska. Rama theksoi se nuk ka vend për shqetësim pasi thjesht mes dy vendeve janë ftohur pak marrëdhëniet.

“Jeta është një film që ta bën filmin më të bukur, por kjo nuk është e mundur, a mund të bëheshin më mirë, a ka gjera që mund të bëheshin më mirë?

Pa diskutim që po, por ajo që ne bëjmë është e lidhur me atë që ndodh ndërkohë, apo atë që sjell si rezultat.

Po të ktheheshim pas shumë gjëra mund ti bënim më mirë, asgjë s’më ka mbetur peng. Deri më tani jam shumë i lehtësuar, që në radhë të parë duke marrë parasysh ministren e shëndetësisë dhe punën e saj, bashkë me punën e palodhur të mjekëve besoj se ja kemi dalë.

Për rusët mos keni merak, është thjesht një ulje temperaturash të marrëdhënieve mes dy vendeve tona”- u shpreh Rama.

(E.G/Faxweb.al)

Check Also

Këshillat që duhet të dini nëse po kaloni një ditë të keqe

Nuk ka lumturi të përhershme, por ka një rrugëtim drejt saj që mund të jetë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 − 4 =