Home / Kryesore / Çezmat e helmit dhe lerat e baltës, janë rrënimi i kryer i shoqërisë sonë!

Çezmat e helmit dhe lerat e baltës, janë rrënimi i kryer i shoqërisë sonë!

Nga Aleksandër ÇIPA

Egersia ndaj figurave dhe personaliteteve publike prej disave qe flasin ne emer te publikes, ndarja, si ne Luften e Madhe, e zerave dhe krejt shoqerise civile, (me eger se ndarja e dy paleve partiake te vendit), eshte murtaje e rende per shoqerine tone. Kete farë te keqe patologjie duhet t’ia kurojme komunikimit dhe sjelljes sone publike.

Jane çezma te helmeta qe rrjedhin pakontrollueshem dhe qe kane shkaktuar lera balte ne jeten dhe trupin e shoqerise sone e cila jeton ne rrenimin ende te kryeshem te vetes. Nuk ka qene krijuar apo shpikur kurre, nje peshore asnjanese, me te cilen te mund te matej diferenca e dashurise per vendin dhe Atdheun mes nje denonciatori agresiv publik apo nje mendimtari qe kryeson dhe ndikon si gjenerator i pashueshem i vleres apo gjenise kombetare. Njesi dhe elemente te tjera jane ato qe e percaktojne se sa e ka vleren seicili dhe se kujt i perket perhershmeria e sherbeses ndaj kombit, vendit e shoqerise dhe kujt perkohesia e harresa e shpejte publike.

Satanizimi i denonciatorit patologjik ndaj personaliteteve per mosprononcim apo per pohim te pavarur, perkites me nje pale, eshte mekat dhe lendim i padrejte. Ne kete vend dhe sidomos mes shoqerise sone, do te duhej te shkaterroheshin rubinetat e helmit dhe te mbusheshin lerat e baltovinave qe i shumoi partitokracia, pra bandat e shpifura politikeberese ne periudhen e qeverisjeve te tyre.

Kjo beme e tyre do te sillte kete fryt qe kur, si ne apokalips, mesyne ne vitin 1990-1993 te zhduknin muzeumet, kinemate, bibliotekat, pallatet e shtepite e kultures, qendrat arkeologjike, galerite, pavionet dhe sallonet e arteve, perfshi edhe kalate tona antike, deri dhe (ne 2020) edhe Teatrin Kombetar. Bema e tyre eshte me shume kapituj, natyra eshte e njejte dhe ndergjegjia me e molepsur. Ne substance te kesaj historie bemash jane shume arsye e shume sherbesa. Mirepo ne epiqender te kesaj historie vrastare barbaresh te sotem (dhe jo ata qe priste Kavafisi ne poezine e tij), eshte ndergjegjia makute qe triumfoi mbi vendin si alibi uzurpuese e demokracise. Fryti i helmet i kesaj mega-beme eshte tashme nje triumf epidemik.

Ky triumf shihet kur eshte shperndare dhe ka humbur unitariteti i shoqerise sone te pabere dhe te pakmaturuar. Fatalisht kjo shoqeri po shfaqet vijueshmerisht, ne pamje dhe brendi degraduese, si nje strukture amorfe parashoqerore, ose si çeta-çeta, ne krye te te cilave, jane dhe pretendohet te garantojne trashegimine pinjollet e se njejtes mendesie fisnore.

Kjo parashoqeri nuk ka udheheqes, por prijes fisnore, rreth tyre dhe per ta qarkullojne specie te shumta tribale. Te gjithe keta, fatkeqesisht nuk i terheq ndergjegjia e madhe shoqerore, por pranojne te ushqehen e pine nga lera e baltovines dhe çezmat e helmit.

Check Also

Hapja e plazheve dhe fluturimet charter, ja çfarë ndodh pas 1 Qershorit

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi është i ftuar në Open në Top Channnel ku foli …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 2 =