Home / Aktualitet / Çelja e fushatës/Rama: Kartolina nga 2 botë,Basha: Mbrëmje e mrekullueshme

Çelja e fushatës/Rama: Kartolina nga 2 botë,Basha: Mbrëmje e mrekullueshme

Një ditë pas hapjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit kanë reaguar liderët e dy forcave kryesore politike, Edi Rama dhe Lulzim Basha.

Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka publikuar disa foto duke bërë dhe një krahasim të aktivitetit të organizuar nga Partia Socilaiste dhe aktivitetit të organizuar nga Partia Demokratike. “Me këto kartolina nga dy botë, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve”, shkroi Rama krahas fotove.

Ndërkohë kryedemokrati, Lulzim Basha teksa publikon foto nga aktiviteti i ditës së djeshme, mitingun e mbajtur në sheshin “Nënë Tereza” e ka cilësuar si një mbrëmje të mrekullueshme. Basha shkruan se më ndihmën e qytetarëve, PD dhe opozita do të sjellin ndryshimin për të gjithë shqiptarët.

Ishte një mbrëmje e mrekullueshme! Me ndihmën tuaj ne do të sjellim ndryshimin për të gjithë shqiptarët dhe do të fitojmë. Së bashku për ndryshim. Shqipëria fiton!”, shkruan Basha./Opinion.al

Check Also

Tensionet para zgjedhjeve, Duka: Mandatet e përgjakura krijojnë frikë

Kreu i PAA-së, Agron Duka, thotë se duhet eliminuar çdo tensionim partiak, duke iu referuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven − one =