Home / Aktualitet / Çela i LSI: Në Berat janë mbushur kutitë

Çela i LSI: Në Berat janë mbushur kutitë

Ardit Çela, kandidati i LSI-së në Berat ka akuzuar se në Berat “janë mbushur kutitë”.

Çela tha se në dy qendra numërimi në Berat kanë rezultuar më shumë fletë votimi sesa votues dhe për këtë ka prova. Ai shtoi se këto kuti janë të pavlefshme, por janë quajtur të vlefshme dhunshëm nga PS.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deklaroi më herët se LSI-së i është vjedhur një mandat në Berat, Korçë dhe Durrës.

Më herët, LSI kërkoi pamjet filmike të të gjitha qendrave të votimit në rang vendi, si edhe kopje të materialit elektronik në të gjithë vendin.

Në Qarkun e Beratit, LSI nuk mori asnjë mandat.

Check Also

Lajm i mirë/ Ky shtet i dhuron Shqipërisë 10 mijë doza vaksine anti-Covid

Në seancën parlamentare të Qeverisë së Kroacisë, u miratua sot një vendim për të dërguar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × two =